Përgjimet/ Dosja për drogën në Frakull, ‘Sheiku’ njohje me vrasës policësh! Kokainë në portet e Evropës, si dështoi ngarkesa në Angli e u kthye në Kolumbi

2 Dhjetor 2022, 17:13| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 18:16

  • Share

Ngarkesa me pleh organik, e cila kishte në përbërje 430 kg kokainë që u zbulua pak ditë më parë në Frakull të Fierit, mesa duket nuk është e vetmja ngarkesë e trafikuar nga grupi, i cili drejtohej nga Nikolin Gjolena. 

Në dosjen që Report Tv disponon, në një bisedë të përgjuar në 30 gusht të vitit 2022 mes Denilson Cervanakut dhe Nikolin Gjolenës ata flasin edhe për një kontenier, ngarkesë tjetër që kanë tentuar ta fusin nëpërmjet Anglisë, por që nuk u realizua, për shkak të një gabimi në vendin e origjinës së mallit, Kolumbi, dhe punës që ju hapet në rastet tilla për shkak të  moskordinimit me bashkëpunëtorët e tyre. Si pasojë  konteineri është kthyer serish në anije.

Soni; Po ajo e Anglisë

Niku: Ajo e Anglisë nuk e nxorën dot, vajtën deri në Angli dhe nuk e nxorën dot

Soni: Ngeli aty në port?

Niku: Nuk është kthyer kontieneri ka ik prapë me anije. Se morëm dot, beri gabimin një robsh. Ne vend që ta bënte motori, e kishte vene ne sy  motorin, poshtë ka katër bullona, e bëjnë këta punëtorët që janë aty, nga një cep në cepin tjetër  ose e shkarkojnë se nuk ka shume punë fap e fap ndërsa kështu ka shume pune ajo

Pak më herët në një bisedë gjithashtu midis Denilson Cervanakut dhe Nikolin Gjolenës del se kanë bashkëpunëtorë të rrezikshëm. Ka persona të akuzuar edhe për ngjarje të rënda kriminale deri në vrasje policësh. Megjithatë nga bisedat nuk del qartë për çfarë pune i duheshin konkretisht Lush Lushnjarit këtë njerëz dhe për cilin vend bëhet fjalë

Përgjimet:

Niku: Niku Jam më çoi foto ai, me çoi gazetën aty të atij vendi ku është. Se ishin tre nga grupi që njihte ky, dhe nu kia mban fare këtyre vëlla, se kanë lidhje me shtetin, kanë vra policë aty, kanë q. robt. Nuk i del garant ai i shtetit tani o burrë, se ka shumë kontrolle. S’ka garanci në shtet për momentin, me çoi foto pardje, o vla sta kam harru po shiko si është këtu

Kujtojmë se Nikolin Gjolena, i njohur Niko Lushnjari, cilësohet nga SPAK  si personi kyç i trafikimit të 430 kg kokainë nga Kolumbia në Frakull të madhe të Fierit. Report Tv ka mundur të sigurojë materialin e plotë që Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në gjykatë për caktimin e  masave te sigurisë për 10 të të arrestuarit, ku ka zbardhur rolin e secilit prej tyre  shoqëruar edhe me përgjime ambientale dhe telefonike. Aktualisht 10 të arrestuarit janë ne qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme, vendim i cili është  ankimuar  nga avokatët me pretendimin se të arrestuarit nuk kanë lidhje me këtë trafik.

Laboratori i drogës në Fier u zbulua pasditen e 24 nëntorit , ku u sekuestrua edhe 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro. Laboratori u zbulua, përmes një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku. Droga  u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator. Në pranga ka rënë Zenel Çervenaku bashkë me 9 të tjerë, të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër është në kërkim. Të arrestuarit: Viktor Çervenaku, Zenel Çervenaku, Denilson Çervinaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?