Përgjimet e antimafias italiane për Ndrangheta-n/ Nisma Thurje i çon në SPAK: Të mos na tregojnë përralla, por të hetojnë

26 Janar 2021, 11:16| Përditesimi: 26 Janar 2021, 13:21

  • Share

Nisma Thurje ka depozituar sot një padi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) lidhur me përgjimet e bëra nga antimafia italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta'. Në përgjime ku përmendin zyrtarë shqiptarë që mund të ndihmonin ata me bizneset dhe pastrimin e parave. Për këtë Endri Shabani i nismës Thurje tha se SPAK duhet të veprojë dhe t'i jap fund pandëshkueshmërisë, pasi në padi janë fakte që janë publikuar edhe në media.

"Deri tani janë sjellë në SPAK 1000 zyrtarë të lartë dhe sot ne kemi sjellë dosjen e 1001. Nuk vijmë më në SPAK. Kemi sjellë këtë dosje sepse besojmë se ende se SPAK nuk do t'i marrë të gjithë ata para që janë hedhur për reformën në drejtësi për të na treguar 1001 përralla. Nuk po merr fund epoka e pandëshkueshmërisë.  Kemi sjellë këtu disa fakte që janë në media. Sipas Kodit të Procedurës Penale SPAK nuk duhet të priste por të hapte hetim. Vërtet ne i kemi sjellë sot gjurmët SPAK-ut por 'ujkun' ata e kanë pasur këtu", tha Endri Shabani.

Ndërkohë që Pano Soko tha se rritja e çmimit të pallateve në Tiranë bëhet në mënyrë të palogjikshme dhe të papërballueshme nga qytetarët.

"Ata që e pësojnë nga rritje e çmimeve që u bëjnë apartamenteve në mënyrë të palogjikshme. Qytetarët nuk arrijnë të përballojnë çmimet e rrezikshme. Ky nuk është më qyteti i qytetarëve por i atyre njerëzve që kanë krijuar të ardhura nga droga. Ky investigim që shpresojmë që SPAK ta çojë deri në fund të në kthejë qytetin", tha Soko.

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime është edhe shqiptari, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie, ndërsa në disa nga përgjimet e zbardhura nga dosja që Report Tv ka siguruar përmendet edhe Presidenti i Shqipërisë, edhe pse jo me emër, dhe këshilltari i tij, Ilir Kullagjatë bisedave të 'Princit' të Ndranghetas, Antonio Gallo me ish-zyrtarin e Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?