I kontaktuar nga Report Tv pas daljes së përgjimeve të reja te gazeta gjermane 'Bild', kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim. 'Nuk kam asnjë koment' tha Dako. Në bisedën e sotme që u publikua, Astrit Avdyli telefonon Dakon dhe i thotë se ndodhet me Vath Allën (person me të kaluar kriminale) në Hipotekë duke pritur Ani Dyrmishin, ish-drejtor i Hipotekës, aktualisht drejtor i Hekurudhave.
Astrit Avdyli i thotë më pas Dakos që të mos udhëtojë në Ishëm, por të takohen në Durrës sikur e kishin lënë dhe Dako pranon duke ndryshuar axhendën. Pak javë më parë në kuadër të dosjes 339, Vangjush Dako u pyet për prokurori për pesë orë në cilësinë e personit që ka dijeni. Dako ka qenë një nga personazhet më të sulmuara nga opozita nga radhët e socialistëve, pasi e akuzojnë për lidhje me krimin.
Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Vangjush Dakos (pa datë) që u publikua sot nga Bild
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndjeur, jeni kënaqur?
Vangjush Dako: Hehehehe
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vangjush Dako: Ça bohet?
Vangjush Dako: Mirë, mirë...
Astrit Avdylaj: Nga je vëlla?
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla...
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm te ata çunat
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi, se do ta lëmë më vonë, se jam tani me çunat (Vath Alla)
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo?
Vangjush Dako: Janë aty ata apo?
Astrit Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mua direkt, drejtpërdrejt, live përballë në tavolinë po na dëgjon
Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë...
Astrit Avdylaj: Jo, takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi, do takojm atje, nga dreka se s'bën, të mbarojmë pak punë me Anin këtu se tha do shkoj te bashkia tha ai, po e pres te hipoteka vëllai
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajt, të du fort vëllai jot