Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se Rusia po kryente një luftë informacioni që synon të nxisë përçarje në Gjermani. Ky reagim i parë erdhi pas publikimit në Rusi të një regjistrimi zanor të një takimi të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë.
Ndërkohë Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, vlerësoi sot se biseda e përgjuar e oficerëve të Bundeswehr-it për një sulm të mundshëm në urën në Krime, tregon se Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë.
Të shtunën, Gjermania njoftoi se kishte filluar hetimet për atë që dyshohet se është përgjim i një bisede telefonike, pasi Moska tha se regjistrimi i një oficeri gjerman tregonte se ai po fliste rreth armatimeve për Ukrainën dhe sulmeve të mundshme nga Kievi në një urë në Krime.
Kanali shtetëror rus RT publikoi të premten një regjistrim audio të një bisede afërsisht 30-minutëshe në të cilën, sipas mediave, mund të dëgjoheshin katër oficerë të Bundesëehr-it duke diskutuar mbi aftësitë teknike të raketës së lundrimit Taurus dhe nëse këto raketa gjermane janë teknikisht të afta për të shkatërruar urën e Krimesë. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se dëgjoi regjistrimin 38 minutësh, por nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tij. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve se Ky është një veprim flagrant”.
Foto ilustruese
Përgjimet e ushtrisë, Moska: Gjermania do luftë me Rusinë, reagon Berlini: Do përçarje
Redaksia
Gjernania do te sulmoje fsgehurazi Rusine dhe ketej kur del e certeta thone do percarje por le ta provoje perseri te haj rrocken sic e hengren Nazistet e Hitlerit
Përgjigju