Përgjimet/ Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat, bashkëpunojnë me grupet kriminale! Në janar-nëntor u arrestuan 69 efektivë

26 Nëntor 2023, 15:43| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 16:09

  • Share

Forca goditëse ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit të përfshirë në aktivitet kriminal është shtuar gjatë vitit të fundit, duke shënuar rritje cilësore në krahasim me vitet e shkuara. Hetime të njëpasnjëshme të SPAK nxorën në pah rastet kur drejtori i Operacionales ishte bërë pjesë e një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë, kur shefi i komisariatit të Kurbinit lëvizte në makinë me një nga personat më të kërkuar për trafik kokaine, apo kur oficerë të lartë policie dhe shefa krimesh, hynin në databazat e policisë dhe Interpolit për të vjedhur informacione aty, të cilat i ndanin me grupin e Ervin Matës dhe Erzen Breçanit që kryente trafik ndërkombëtar droge. Ndihma e ndërkombëtarëve në dhënien e indicieve për këto raste, ka ardhur pas zbardhjes së komunikimeve në “SkyECC” në vitet 2019-2020 në Francë dhe Belgjikë, duke nxjerrë në pah detaje që i kanë tronditur të gjithë.

Referuar statistikave, policë të arrestuar ka pasur më shumë në periudhën janar-nëntor 2022. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga 134 efektivë vitin shkuar, në raport me 69 që u arrestuan përgjatë këtij viti. Megjithatë, pjesa më e madhe e arrestimeve të kryera nga  AMP gjatë vitit 2022, ishin goditje të rasteve të paligjshmërisë në nivelin zbatues, kryesisht ryshfeti i vogël, tejkalimi i kompetencave apo shpërdorimi i detyrës në nivele të ulëta, pra vepra penale me një marzh dënimi dhe rrezikshmëri të ulët. I vetmi rast që vlen të përmendet për vitin e shkuar ishte arrestimi me shumë bujë oficerit të Operacionales, Jeton Lami, mbi dyshimet se kishte dijeni për zhdukjen e Ervis Martinajt, por edhe ky rast u shfry në “shpërdorim detyre”.

SPAK tregoi “dhëmbët” në 2023-shin, aty ku nisi gjahu për nivelin drejtues të përzier dhe bërë njësh më krimin. Numri një i Forcës së Posaçme Operacionale, Oltion Bistri, deri më tani është niveli më i lartë i goditur nga SPAK këtë vit, pasuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, apo së fundmi edhe shefi i krimeve të komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni dhe oficerja e Drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto.

Burime nga SPAK konfirmojnë se në hetim janë një numër i konsiderueshëm policësh të tjerë, për të cilët shumë shpejt nuk do të kursehen sërish prangat. E vetmja pyetje që ka mbetur është: Kush e ka radhën?

Për këtë çështje Europol ka organizuar një takim pak javë më parë një takim me përfaqësues të SPAK dhe Ministrisë së Brendshme, ku janë ndarë shqetësime dhe informacione në lidhje me punonjës të policisë shqiptare që kanë rezultuar përdorues të platformave të koduara dhe të implikuar në bashkëpunim me grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në disa vende të BE-së. Të dhënat e marra nga Europol me sa duket janë kthyer menjëherë në çështje penale në Shqipëri, pasi edhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, konfirmoi se arrestime të tjera do të ketë në radhët e policisë.

 “Kjo nuk do të thotë që në nivel policor në të mos bëjmë punën tonë. Ne do të ezaurojmë çdo mjet, çdo mundësi të mundshme për të lidhur ura komunikimi, për të ndjekur, gjetur dhe arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë penale çdo kënd, i cili i ka llogaritë e hapura me shtetin shqiptar”, tha Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Ministri i Brendshëm tha të premten, teksa prezantonte drejtuesin e ri të AMP-së, Florian Sulejmani, se të gjithë efektivët e policisë do të duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë përdorur “SkyECC” apo “Encrochat” dhe nëse rezultojnë të tillë, do të mbajnë përgjegjësi. Një tjetër formë për t’iu shmangur filtrit është edhe ulja nga detyrat drejtuese, e cila i shmang nga vetting-u. Por, Balla bëri me dije se kush shmang vetting-un do të largohet menjëherë nga Policia.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuri: 27/11/2023 11:22

    Shkelqim Luli kur do arrestohet,?

    Përgjigju
    • Populli: 27/11/2023 12:48

      Lesht e currit

  • Or tej: 27/11/2023 11:00

    Pse nuk ndertojme burgje me parate e pista qe po qarkullojne tek ne or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Land Dervishi: 27/11/2023 10:49

    Edhe ca pse kemi perdorur sky dhe encro.Cu duhet ketyre me ca flasim ne me gruan apo dashnoren.Po goditen njerzit e ndershem.shtet shkerdhat

    Përgjigju
  • Lista: 27/11/2023 10:18

    Jane me qindra ne polici e garde e ministri me encro dhe sky.. I mbajne neper tavoline si per pordhe dikur, Tashi i zhduken dhe spo dine ku te fusin koken! Uroj te gjithe te marrin nje vlersim sic shkon per shtat

    Përgjigju
  • Elton shahini: 27/11/2023 10:13

    Po une a kam dal ne pergjime ore ???se u lodha ka 15 vjet qe vetem vjedh dhe merrem me droge dhe ja fus shokeve dhe akoma sme ka gjet gje dhe vetem me mbajne me hater drejtorat e pergjithshem kuptohet se dhe rroten e ngjyej nga pak :-).

    Përgjigju
  • halla esma: 27/11/2023 06:27

    keta duhen rrrahur me thupra thane deri sa te vdesin...asnje nuk duhet te jetoje kush ka badhkepunuar me krimin..

    Përgjigju
  • Pirdh pirdh: 27/11/2023 00:11

    Sipas numrave jeni ne rregull. Po sa nga keto arrestimet kane dale te paligjshme??? Kush mban pergjegjesi? Apo vk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?