Olesia Duka

Përgjimet/ Mashtrimi 3 mln euro, zbardhen mesazhet e dentistes me viktimat që u merrte paratë

20 Nëntor 2018, 07:21| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 07:40

  • Share

Stomatologia Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se dua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash.

Ndërkohë viktimat e saj kryesisht kanë qënë njerëz të njohur dhe klientët e saj, që shkonin dhe rregullonin dhëmbët në klinikë, ku në një rast ka mashtruar burrë e grua, ku burrit i ka marrë 30 mijë euro dhe gruas 5 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më. Ndërsa sipas prokurorisë në dy raste të tjera e pandehura Duka i ka marë një shumë prej 30 mijë euro një nëne me fëmijë të sëmurë dhe një shumë tjetër financiare një nëne, qe kishte mbledhur kursimet për studimet e vajzës së saj në Belgjikë.

Prokuroria mbyll hetimet për Dukën

Hetimet e prokurorisë së Durrësit që janë administruar nga prokurori Madrid Kullolli, tashmë janë mbyllur dhe se Olesia Duka në ditët në vijim pritet të përballet në gjykatë me akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” të kryer më shumë se një herë.

Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektit “Shëndeti” shpk me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh.Për t’u dukur si një biznesmene e sigurt, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.

Duka prezantohej si një biznesmene shumë e suksesshme dhe person që ka lidhje të forta politike dhe njohje të mëdha në fushën e biznesit, ku me të ardhurat që fitonte sponsorizonte aktivitetet bamirësie për shtresat në nevojë dhe fëmijët në nevojë. Për të arritur qëllimet e saj s’qaron prokuroria e Durrësit, Olesia Duka, kishte aktivizuar një rrjet të tërë informimi me anë të medias dhe rrejteve sociale, reklamave në automjete, si dhe me anë të reklamave të vendosura nëpër Tiranë.

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë sot dinamikën e mashtrimeve të Dukës, njëherësh dhe mesazhet e shkëmbyera me personat e mashtruar nga kjo e pandehur.

Aktiviteti kriminal nga 2015 deri dhjetor 2017

Nga të dhënat e mbledhura në funksion të hetimeve ka rezultuar e provuar se Olesia Duka për gjatë periudhës nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017 ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash, duke ju marrë atyre nepërmjet mashtrimit shuma të konsiderueshme parash.

Vlerat totale e parave që Duka ju ka vjedhur 14 personave kallëzuesve në total janë 2.733.049 Euro, 26.100.000 lekë dhe 103.000 USD.Këto detyrime pjesërisht janë të dokumentuara me dokumenta noteriale (kontratë huaje, deklarata noteriale), pjesërsisht me kontrata të thjeshta huaje ndërmjet palëve, pjesërisht me dokumenta të thjeshta dore, pjesërisht vetëm nga kallëzimet e të dëmtuarve dhe dokumenta të tjera provuese,me anë të mandat pagesave, me kartela financiare, komunikime midis palëve, përgjime telefonike,etj.

Si mashtroi Olesia Duka pronarin e “Exchange”

Shumën më të madhe në euro Olesia Duka ia ka marrë një pronari “Exchange” në Tiranë Idlir Hoxha, i cili ka paraqitur prova dhe dokumenta se Duka e ka mashtruar duke mos i kthyer shumën e 935.432 Euro dhe duke përmendur shumë herë se do e ulë detyrimin, do t'i kthej paratë, mos të kesh merak, çdo gjë do rregullohet, etj.

Por nga pyetja e Olesia Duka për këtë detyrim ajo ka pranuar marrdhënien e saj me Idlir Hoxha, subjektin e tij “AMA” shpk dhe Ardian Hoxha vëllai i Idlirit, gjithashtu ajo fillimishtë ka pranuar se ka një detyrim në shumën rreth 216.000 Euro, por nuk pranon shumën për të cilën pretendon kallëzuesi dhe gjithashtu pretendon se shumat e parave do ja kthejë në momentin më të parë.

Gjatë periudhës hetimore shtetësia Olesia Duka nuk e pranon as detyrimin prej 216.000 Euro ndaj “AMA” shpk, por pretendon se AMA shpk me Idlir Hoxhën i detyrohen asaj shumën prej mbi 85.000 Euro. Por Idlir Hoxha ka paraqitur sikurse edhe një pjesë e kallëzuesve të tjerë komunikimet ditore te kryera midis tij dhe Olesia Duka për gjatë periudhës në të cilën ata kanë patur marrdhënie këmbimi së bashku. Në këto komunikime të cilat rezultojnë se janë nga muaji Dhjetor 2016 deri në muajin Tetor 2017, rezulton se sipas çdo komunikimi  ditor është bërë edhe lëvizja e parave nga njëri tek tjetri dhe vërehen fare qartë diferencat e krijuara dhe defiçiti i krijuar ditë pas dite e  kohë pas kohe nga ana e të pandehurës.

Më poshtë është biseda mes Olesia Duka, e cila shkruan me emrin “Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent” dhe personit me emrin “Edi” që rezulton të jetë Idlir Hoxha.

Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent: Mirmngjes.Sot do kemi 350 lekë total me dy ndarje.Vjen shpëtimi me 200 lekë Dhe merr Te ty 150 euro. vi Un me 150 leke Dhe Marr Te ty 90 euro pra total 240 euro Te kap kursin Dhe neser do ulen me Kismet zotit Ti Marr ne bank Se mi Kan kaluar 50 euro Qe Ta rrumbullaksoj 300. Por sot edht me rendesi shume Pra gjendje lekesh 350 Te ty sot Dhe Un Marr 240 e.me dy ndarje. Qe ket jave Un mbledh diferencat Dhe e nis Te henen tamam me 300. Mos mu merzit Vetem ket periudhe Ta shfrytezojme. Foto e profilit me Ka pelqy mbrem shume.    

Edi: Dhe sa do të vijnë mbasdite se jamë ngushtë sot?          

Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent: Pa merak jam n bank  

Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent: Per Te Marr          

Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent: 70 leke              

Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent: 35 leke me kalojn Tani Dhe 35 leke me 4 do mi sjellin n klinik pa merak                

Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent: Se e Kam merak vet sot shume Se Dhe Un jam full

Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent: Ka Ardh Dhe kirurgu pa merak

Edi: Shoferi do vije sot                                  

Klinika. Tiran Alesia Dentistja Shendent: Edi si Të Kam? Un telef Por Nga Një anë Ja vlen,po pres dike Te me sjell Nje 40 leke Se 35 me kaluan me bank sot me 3:30 u vonova ca po ca me bo,t duhen neser leke e di Mir do perpiqem mos me t rendu shume neser Por e di Qe me kupton Se e Kam punen e tille.do rri ketu deri Sa Ti Marr Dhe Te nisem Te me sjell shpetimi Se Kam pun neser me durres me Ora 10.

Olesia Duka e ka pranuar marrëdhënien me Idlir Hoxha, të cilin e ka njohur nga një shoqja e saj notere dhe me të cilin sipas saj ka dashur te kryej veprimtari këmbimi pasi ajo,mblidhte shumë para nga klinikat e saj dhe i duhej valut në Euro për të blerë materialet dentare në euro.

Ajo fillimisht ka deklaruar se i ka një detyrim shtetasit Idlir Hoxha, por jo detyrimin që ai pretendon por detyrimin prej 216.000 mijë Euro. Ndërkohë në deklarimet si person ndaj të cilit zhvillohen hetime nuk e ka pranuar detyrimin ndaj tij, por pretendon se shtetasi Idlir Hoxha i detyrohet asaj rreth 85.000 mijë Euro.

Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar prej saj, ajo deklaron se e ka nënshkruar nën dhunën psikologjike të ushtruar ndaj saj. Nga hetimi ka rezultuarse me veprimet dhe mos veprimet e Olesia Duka duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit ka mashtruar Idlir Hoxha duke i shkaktuar atij dëm në shuma të mëdha dhe konkretisht shumën  prej 906’412 Euro. Nga ana tjetër Idlir Hoxha sipas prokurorisë i detyrohet Olesia Dukës vetëm 4’600 lekë.

Përgjimet telefonike

Më 13 shkurt 2018 gjykata ka lejuar përgjimin e celularit të Olesia Dukës, ku rezulton se një sërë borxhlinjsh këmbejnë mesazhe, ku flasin për marjen e lekëve që dentistja i ka marë nëpërmjet mashtrimit. Shtetasi me nr. celulari që përfundon me 1069 i shkruan më konkretisht:

"Olesia si ke qenë, të mora në tel por se hape. Te lutem shumë me bej gati lekët. Siç e kemi lënë në shkurt".

Një tjetër mesazh dërgohet nga shtetasi me numër që përfundon me 0995: “Si kalove? Kur do mar një përgjigje për kthimin e borxhit”.

Mesazhi tjetër rezulton i dërguar nga i mashtruari që ka në përdorim numrin e telefonit që përfundon me 1069

“Olesia ke kohë që ke thënë do flasim dhe nuk po flasim dot, të lutem flasim dhe ta zgjidhim këtë çështje siç e kemi lënë, mos të shkoj më tutje se dhe unë jam keq, më beso".

Nga përgjimet e administruara rezulton se Olesia kthen një sms me përmbajtien:

"...do të takohemi të tre e në sytë tëndë unë do t'i them kështu, kështu, ka qenë 2.5 ke marrë 150 do na presësh për pjesën tjetër, kupton, troc fare, pastaj ne të dy do të vazhdojmë të dy bashkë...".

Personat e mashtruar nga dentistja:

1.   Gerta Lumi

2.   Enver Xhengo

3.   Etleva Lasku

4.   Idlir Hoxha

5.   Ilir Doci

6.   Miranda Hitaj

7.   Adem Selamaj

8.   Drita Kristo

9.   Viktor Hoxha

10.  Lando Vito

11.  Rezart Shtino

12.  Edlira Shtino

13.  Fjorza Mullai

14.  Besnik Daci

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?