Soran Saber pjesë e grupit kriminal ka organizuar punën për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Italisë. Pjesë e skemës ishte Fatjon Koçllari, që merrej me organizimin dhe transportin e tyre nga pikat e kalimit me Greqinë në Korçë dhe Gjirokastër më pas drejt Italisë. Në përgjimin e bisedave mes tyre ata përmes kodeve thonë se kanë 4 krushq, duke iu referuar refugjatëve, që duhet të marrin, ndërsa përmendin edhe shumat që do u marrin
Në përgjim është kapur Fatjon Koçllari që bisedon me dy persona të tjerë të cilët dyshohet se bëjnë transportin e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe pas organizojnë punën për t’i dërguar drejt Italisë.
Biseda në 14 Dhjetor 2020
Fatjon Koçllari: Te klubi i shoferit ke katër krushq. Nga klubi i shoferi dhe deri në Tiranë.
Transportuesi: Sa lekë?
Fatjon Koçllari: 300 lekë të gjitha, 200 lekë merri ti, ca të them unë, se i ka lonë njoni aty
Transportuesi: Ok, maksumimi një orë jam aty, mos e vra mendjen
Biseda e dytë në 14 Dhjetor 2020
Fatjon Koçllari: Ke një treshe ta merr menja apo jo?
Transportuesi: Ku janë ata?
Fatjon Koçllari: Në Gjrk (Gjirokastër)
Transportuesi: A e more vesh, përplasi makinën ai Kukja, do ta pyes a e ka mbaruar dhe do të them
Fatjon Koçllari: Aq ke rrush, tre, 500 lekë për të tre
Transportuesi: E po mirë, shumë mirë, nuk ka problem
Fatjon Koçllari: Hë ai i pe?
Transportuesi: I pashë, i pashë
Fatjon Koçllari: Hajde pra
Transportuesi: Janë katër këto, 4
Fatjon Koçllari: Po për katër të thashë unë
Transportuesi: Tre pra janë
Fatjon Koçllari: Ato tre në Gjrk (Gjirokastër)
Lajmi kryesor: