Report Tv zbardh një pjesë nga dosja e anti-mafies italiane ku implikohet këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla. Nga përgjimet rezulton se Kulla ka mandatuar, ish-senatorin Sergio de Gregorio për një fushatë shtypi denigruese kundër qeverisë Rama për të provokuar rënien e saj. Për të ndjekur nga afër këtë, Kulla ka udhëtuar vetë drejt Italisë pasditen e 26 shkurtit 2017, ndërsa 2 ditë më pas u botua lajmi i rremë për mbetjet.
"Në bazë të përgjimeve, Ilir Kulla i ka kërkuar De Gregorios për të organizuar përmes njohjeve të tij dhe mjeteve të komunikacionit që kishte në dispozicion një fushatë shtypi denigruese për qeverinë shqiptare, që do të provokonte rënien e saj. Vetë Kulla ka shkuar në Itali në 26 shkurt 2017, por të ndjekur cështjen nga afër" thuhet në pjesën e dosjes ku argumentohet arrestimi i ish-senatorit.
Pjese nga dosja italiane
Lajmi kryesor:
'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Metës për të rrëzuar Ramën
//ReportTv.al