Përgjimet për xhamat e zinj/ Punonjësi i servisit: I ke të errësuar 100 %, në dokumente i ke 50 %! Xhami i parë s’lejohet paguaj sa të duash ti

1 Shkurt 2022, 10:36| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 11:36

  • Share

Zbulimi i rrjetit të falsifikimit që bëheshin për xhamat e zinj e makinave është bërë përmes një bashkëpunëtori të drejtësisë, ku vetë personi ka shkuar të denoncojë këtë rast të korrupsionit në administratë që niste nga punonjësja e agjencisë së sigurimeve deri tek serviset e makinave dhe përfshirjen e zyrtarëve të DPSHTRR. Në përgjimet e realizuara nga prokuroria, tregohet një moment ku punonjësi i servisit Erges Zaka i ka vendosur xhamat e zinj makinës, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë i kërkon të veshë edhe xhamin e parë. Bashkëpunëtori u dërgua në këtë servis nga punonjësja e agjencisë së sigurimeve Yllka Pronja. Zaka i thotë personit që i veshi makinë  me xhama të zinj se i ka ata 100 % edhe pse në dokumente e ka shënuar 50 % sipas ligjit.

Pjesë nga përgjimet

A-Bashkepunetori   B-Ergesi  C-Yllka D-Redi

A-Mirmëngjesi si je?

B-Si u gëdhive ti?futu brënda

A-A e ke hapë?,Si duket si ka dalë?

B-Si të duket ty?

A-Mir ka dal

B-Ashtu siç e doje ti

A-Po

B-Më rregull

A-Po tash ça letra duhen me mar un,për me i çu atje

B-Ja ku i ke aty mbi kroskot

A-Këto jan mei mar me i bashkangjit për me i çu atje

B-Jo jo te kontrolli fizik

A-Ça ështe kjo faturë

B-Po

A-A e ke bërë xhamin e par ?

B-Po pse më ke thën për xhamin e parë?

A-Po o vëlla xhanin e parë

B-Nuk më ker thën se e para nuk lejohet me letër xhami i parë ska ligj që e lejon

   ,pagu taksë sa të dush ti,me ligj nuk lejohet

A-Po jo o vëlla a të tha Erjoni bëhe ty

B-Dy të parët,jo të parin

A-Po jo or burr un të thashë e të parin dje ty

B-O vëlla se jemi keq kuptu këtu nuk ka llogjik që ti të marësh lej,e të besh xhamin e parë se ti nuk bën dot kolaudim,ata mu nuk më ka thën gjë për të parin po për dy të parët.I pari nuk ka ligj që e mban,se nuk lejohet as me ngjyr as pa ngjyr,pastaj po qe se ky do e bëj është gjë tjeter ,po un e di që ky më ka then

vetëm dy te parët,e këtej,jemi keq kuptu gjëra që ndodhin ,dhe thjesht nuk desh ta besojsha për deri sa po me kerkoje fatur,se fatura nuk lidhet me të parin

A-Tjetër fatura tjetër xhami parë

B-Po thjesht jemi keq kuptuarë

A-Po deri në njezet e pes përqind kalohet në kolaudim në kolaudim

B-Kë ?

A-Xhamin e parë

B-Xham ballor e ke vizë,ja ta ka vu shteti nuk lejohet asë njezet e pes asë zero ketu lejohet,ketu ta kam pezjet pavarsisht se ti e ke një qind,ketu ta kam bo nëdhjet pavarsisht se e ke njëqind kupton

A-Salejohet aty për mbrapa ?

B-Nëdhjet përqind

A-Lejohet me ligjë

B-Më ligjë

A-Vetëm i pari slejohet me ligjë

B-Me kët errsir që ke ti edhe i pari mer ersir

A-Për kët të parin si tja bëj

B-Këtu e ke vizë

A-Po nga njëzet përqind sja vë dot,tja kishe bo se un kam fol me Erjonin

B-Ti nuk ke për ta kuptu që e ke të vesh atë lloj xhani se është i bardhë

A-Po bëje o vëlla

B-Në rregulL

A-sa duhet me të prit?

B-Për atë do shtosh e pezjet mij lek

A-Sa total?

B-Dyqind mij lek

A-Po mir mo vëlla beje ,por sa duhet me të prit?

B-Dyzet minuta der në një orë

A-Si e ke emrin ti?

B-Gesi

A-Po dalim ne po pim një kafe e po vijmë

B-Okej


Lajmi kryesor:

30 mijë lekë për falsifikimin e dokumenteve për xhamat e zinj të makinave dhe raport mjekësor për të mos vënë rripin e sigurimi, 7 të arrestuar, mes tyre një zyrtar i DPSHTRR dhe një mjek


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?