Përgjimet/ Të rinjtë e FRPD në protestë, shpërthejnë me shkelma derën e Bashkisë së Durrësit

5 Qershor 2019, 20:08| Përditesimi: 5 Qershor 2019, 20:52

  • Share

Pas publikimit të audio-përgjimeve të "Bild", ku përmendet emri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë, të rinjtë e FRPD kanë dalë në protestë.

Me pankarta në duar "Dako, histori krimi dhe dështimi" apo "poshtë narko shteti", ata janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, në një protestë në të cilën nuk kanë munguar edhe aktet e dhunshme.

Siç raporton gazetari Artur Korriku, disa persona kanë shpërthyer me shkelma derën e Bashkisë, e ndërsa disa të tjerë kanë goditur fasadën me vezë. Gjithashtu ata kanë rrethuar godinën e bashkisë me shirita, që zakonisht përdoret mbi objektet që u vendoset sekuestro, si dhe nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • anna: 06/06/2019 09:10

    Hajde rini hajde .

    Përgjigju
  • dyrrahu: 05/06/2019 22:44

    qekan mbledh jevgjit e nishtulles u kan dhon nga 5 mij lek ene vari trajsen kti muhabeti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?