Ditën e djeshme, shteti i Amerikës Latine, Ekuadori është përfshirë nga protestat popullore ku u kërkua dorëheqja e presidentit Guillermo Lasso. Siç raportohet, revoltat popullore kanë shpërthyer pas publikimit të përgjimeve ku provohej lidhja e ministrave të tij me anëtarë të mafias shqiptar.
Skandali për këtë rast shpërtheu pasi gazetarët e La Posta zbuluan se Rubén Chérrez një person me lidhje të forta me mafian shqiptare, kishte kontakte me Danilo Carrera që shfaqej si “Kumbari i Madh” i cili merrte vendime për kontratat publike pa qenë zyrtar i administratës së kryesuar nga kunati i tij, Guillermo Lasso.
Protestuesit kanë kërkuar që Lasso të hetohet për lidhje me anëtarë të mafias shqiptare. Opozita ka bërë thirrje që me votim në parlament, të arrihen kuotat e duhura për shkarkimin e presidentit ekuadorian.