Politikë
Top 24

Përgjimi i Dakos, Kelam: Rastet sporadike nuk ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve

28 Shkurt 2019, 10:54| Përditesimi: 28 Shkurt 2019, 11:44

  • Share

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tunne Kelam, i Partive Popullore Evropiane, thotë se zgjedhjet e 2017-ës janë legjitime, dhe se ky është një konkluzion që e kanë arritur edhe vëzhguesit e PE-së në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët për akuzat e pretenduara ng aopozita për vjedhje votash në zgjedhjet parlamentare te 2017-ës që sollën në pushtet në mandatin e dytë qverinë Rama, Kelam tha se "raste të izoluar anuk ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve". 

"Kolegët e mi që kanë vëzhuar zgjedhjet i konsideruan zgjedhjet legjitime. Unë nuk mendoj se rastet e izoluara kanë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë tani për tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament", u shpreh Kelam në konferencën përmbyllëse të vizitës së delegacionit të PE-së në Tiranë.


Lajmi kryesor:

PE të prerë: Zgjedhjet janë të njohura dhe pranuara! Opozita po gabon, s'ka qeveri tranzitore (VIDEO)


G.M./b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?