Në pamjet e publikuara në Guardia di Finanza në lidhje me operacionin që shkatërroi grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, grup që drejtohej nga 3 shqiptarë, është një moment nga përgjimet e autoriteteve italiane. Në përgjime është një pres bosëve të grupit që i mëson shpërndarësit të drogës se si ta ndajë heroinën.
Ja biseda:
Bosi: Duhet të marrësh një sitë tjetër sepse kjo nuk është e mirë. Më jep pak substancën e prerjes që është aty. Sa të tillë janë këtu?
Shpërndarësi (i numëron): 7 gjithsej
Bosi: Atëherë më jep edhe një tjetër.
Shpërndarësi: Sa heroinë me sa substancë prerjeje do të përziejmë? Për shembull sa prej kësaj substancës së prerjes dhe sa prej kësaj (heroinë)?
Bosi: Avash avash, merr pjesën e përzierjes
Shpërndarësi: Këtë thesin e vogël këtu?
Bosi: Po ma kalo atë thesin e vogël, hape dhe ma kalo pak...
Lajmi kryesor:
Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri me 3 bosë shqiptarë nga Durrësi! 20 'arrest me burg' nga GJKKO, 15 në pranga! Sekuestrohen 5 mln euro
K.T./ReportTv.al