Ervis Martinaj

Përgjuan Ervis Martinajn dhe dhanë info te klani 'Duka', 2 vite burg ish-policit! Shërbim prove për punonjësen e agjensisë! Burg dhe ish-të fejuarit të saj

6 Tetor 2022, 14:55| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 15:22

  • Share

TIRANË- Tre persona mes tyre një grua janë dënuar nga gjykata e kryeqytetit me dy vite burgim secili, pasi akuzoheshin nga prokuroria për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e biznesmenit Ervis Martinaj. Report Tv bën me dije se janë dënuar me 2 vite burg ish-polici Ardian Ahmeti dhe Dejvison Serjani, shërbim prove për Nensi Shaqirin. Nga sa mësohet, këto persona kanë dhënë informacione të klani “Duka” gjatë kohës që këta të fundit po planifikonin vrasjen e “mbretit të lojërave të fatit”.

Ish-punonjësi i policisë në Durrës, Ardian Ahmeti, që mbante detyrën e shefit të IT-së në këtë drejtori, u deklarua fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim. Nensin Shaqiri është punonjëse e një agjensie udhëtimesh në zonën e “Myslym Shyrit”, siguronte informacionet për udhëtimet e Ervis Martinaj nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në drejtim të Turqisë, e ndërsa Dejvison Serjanin ish-i fejuari i Nensin Shaqirit. Informacionet që kjo treshe ka mbledhur ia kalonin “Princit Damian”, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e ish-shokut të tij në Turqi dhe në Kosovë, por një gjë e tillë nuk është arritur.

Ervis Martinaj prej gushtit është i zhdukur dhe nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij. 

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?