Deputeti i PS-së Erion Braçe

Politikë

Përgjysmuan numrin e urbanëve, reagon Braçe: Kriminale, po përhapin qëllimisht COVID! Janë kthyer në bomba infeksioni

21 Tetor 2021, 13:23| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 15:25

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se vendimi i kompanve të linjave të transportit urban për të përgjysmuar numri i autobusëve, është kriminale. Braçe thotë se autobusët janë kthyer tashmë në bomba infeksioni të virusit COVID. Më ketë mënyrë thotë deputeti i PS-së, ato po përhapin qëllimisht COVID.

‘Ti themi gjerat sic jane: Kjo qe operatoret private po bejne me autobuset ne #tirane, eshte kriminale! I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv; Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual. E kuptoni diferencen? Qendrimi i tyre konkret, ne linja autobusesh, per nje fitim kontraktual, eshte i njenashem e kriminal; Ne Tiranë ata, po qarkullojne autobuse qe jane doemos bomba infeksioni. Te perdoresh njerëzit qe levizin me autobuse per te arritur qellimet e fitimit kontraktual, eshte kriminale ne kushtet e nje pandemie. Eshte perhapje e qellimshme e infesksionit. Kaq per tani.’- shkruan Braçe.

Prej ditësh linjat urbane në Tiranë, po funksionojnë me gjysmë kapaciteti. Që pas daljes nga karantina në vitin e kaluar shoqatat e transportit gjatë protestave të zhvilluara kërkuan heqje akcize, ulje TVSH-je dhe rimbursim për personat që përfitojnë transportin falas. Teksa ka kaluar më shume se 1 vit pa u plotësuar, shoqëritë i kanë shtuar kërkesat e tyre. 

Kërkesat e tyre minimalisht i kushtojnë buxhetit të shtetit 4.1 milionë euro. Konkretisht vetëm plotësimi i kërkesës për uljen e TVSH-së nga 20% që është aktualisht në 6%, në një vit i kushton buxhetit 1.8 milionë euro. 

Kërkesa e dytë për heqjen e akcizës që është 37 lekë për litër kushton në një vit 2.3 milionë euro. Në rast se shteti e ka të pamundur të heq akcizën kompanitë kërkojnë heqje të taksës së qarkullimit që është 24 lekë për litër, dhe heqja e saj i kushton arkës së shtetit rreth 2 milionë euro në vit. 

Këto janë lehtësira që i takojnë vetëm kostos së karburantit, që përbën mesatarisht 48% të kostos totale të transportit publik. Kërkesa tjetër e bërë që në 2020 është rimbursimi për 21 mijë qytetar që në bazë të ligjit përfitojnë shërbimin e transportit publik falas për shkak se janë invalidë, të verbër apo me librezë shëndetësore. Kostoja e rimbursimit përllogaritet në rreth 18 milionë lekë sipas shoqatës kombëtare të transportit qytetas. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/10/2021 02:57

    Po sikur u tha qe do vinin ne perdorim autobuza elektrike,apo qe s'perdorin nafte? Eshte e vertete,apo e kam gabim?

    Përgjigju
  • andi: 21/10/2021 14:40

    Po pse nuk i kompenson qeveria? Ata autobuze nuk ecin me ajer! Mos eshte kriminale qe qeveria nuk merr asnje mase?!

    Përgjigju
  • jnhbgvfd: 21/10/2021 14:00

    te q.. covidin, na cate k....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?