Sociale

Peri këputet aty ku është më i hollë! Ndreko Lako në Korçë mbetet pa strehë pas zjarrit në banesë! Jeton i vetëm, gruaja i vdiq, djemtë në burg

12 Dhjetor 2024, 15:49| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 08:30

  • Share

‘Peri këputet aty ku është më i hollë’ e ku më shumë se tek Ndreko Lako merr kuptim kjo shprehje popullore. Ndreko prej vitesh jetonte vetëm në këtë apartament. Bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa djemtë kanë rënë në burg.

Shtëpia e 62-vjecarit u shkrumbua një ditë më parë nga zjarri i furishëm. Siç shihet në pamje, të gjitha orenditë janë shkrumbuar madje zjarri lëshoi në tokë dhe disa pjesë së suvasë. Mes varfërisë dhe mjerimit 62-vjecari e ka të pamundur të rikthejë banesën në gjendjen e mëparshme.

Zjarri që i dogji banesën, e ka nxjerrë në qiell të hapur Ndrekon, i cili nuk ka asnjë derë të hapur për të kaluar netet e ftohta te dimrit. Punon në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit dhe merr nje page minimale, e cila nuk mjafton për të riparuar dëmet e shumta ne banese. E vetmja shpresë është ndihma nga shteti dhe shoqatat e bamirësise.

Zjarri që ra në banesën e Ndreko Lakos mbrëmjen e 11 dhjetorit krijioi panik tek banorët, të cilet u shprehën se shpesh e ndihmonin fqinjin e tyre për shkak të gjendjes se mjerueshme. Ndërsa bashkia e Korçës ende nuk është marrë asnjë masë strehimin e perkoheshem te tij. Shkaqet e zjarrit po hetohen, por paprakisht dyshohet rrjeti i amortizuar elektrik në apartament.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?