Sociale

Periferia e Lushnjës pa rrugë! Banorët: 30 vite premtime, politikanët vijnë marrin votat e ikin

18 Shkurt, 17:36| Përditesimi: 18 Shkurt, 17:54

  • Share

Banorët e lagjes periferike “Otobash” në Karbunarë, pjesë e rajonit nr.5 në bashkinë e Lushnjës ankohen për rrugën e cila është tejet e amortizuar. Investimeve të banorëve në ndërtimin e banesave të reja në këtë lagje dhe investimeve në fushën e bujqësisë nuk u përgjigjet pushteti vendor për të investuar në infrastrukturën rrugore dhe shërbimeve të tjera. Më e vështirë është situata në ditë me reshje ku rruga mbulohet nga uji dhe banorëve u duhet të çojnë e të marrin fëmijët në shkollë.

“Është rreth 3 kilometra rrugë me çakull, plot me gropa e llucë. Kur bie shi bëhet dhe më e vështirë për të kaluar automjetet. Kemi vështirësi për të çuar fëmijët në shkollë. Na kanë premtuar në çdo fushatë dhe asnjëherë nuk e kanë asfaltuar. Vijnë marrin votat dhe ikin këta të bashkisë. E kemi problem shumë të madh, që në kohën e diktaturës këtu s’ka vënë njeri dorë. Është mjerim kjo rrugë”, thanë banorët.

Pas interesimit tonë në rajonin numër 5 në të cilin bën pjesë kjo lagje, na konfirmuan nga Bashkia e Lushnjës se rruga është pjesë e investimeve gjatë këtij viti.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?