Perime furre të marinuara
Përbërësit:
- 2-3 patëllxhanë mesatarë
- 3-4 speca me ngjyra
- 2-3 thelpinj hudhër
- 2-3 lugë gjelle uthull vere
- 1 maje luge sheqer
- Kripë sipas shijes
- Vaj ulliri
- Majdanoz
Përgatitja:
Patëllxhanët dhe specat i vendosim të piqen në furrë derisa lëkura të marrë ngjyrë dhe të zbuten mirë. Pas pjekjes i vendosim në një enë me kapak për disa minuta që të zbutet lëkura, më pas i qërojmë me kujdes dhe i presim në shirita ose copa të mëdha. I vendosim perimet në një pjatë të cekët dhe ndërkohë përgatisim dressing-un. Shtypim hudhrat dhe i përziejmë me uthullën, pak kripë dhe vaj ulliri. E hedhim marinadën sipër perimeve të pjekura dhe i lëmë të marrin shije për 10-15 minuta para servirjes. Në fund mund t'i spërkatim me majdanoz të grirë për një aromë më të freskët.
Komente
