Receta

Perime të pjekura në furrë me djath nga zonja Vjollca

3 Qershor 2021, 11:16| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 12:00

  • Share

Perime të pjekura në furrë me djath

Përbërësit:

400 gr brokoli

2 kunguj të njomë

2 vezë

kripë dhe piper të zi

1 gotë salcë kosi ose krem pana

100 gr kaçkavall gjysmë I fortë

1 lugë gjelle vaj ulliri

200 gr mozzarella

6 domate qershi

Përgatitja:

Presim brokolin në boçe të vogla e shplëajmë atë mirë dhe e vendosim në ujë të valuar me kripë për 4 minuta. Ndërkohë kungullin e njomë e grijmë me rende nga ana më e trashë e spërkatim me pak kripë dhe pasi e përziejmë e lëmë 5 minuta që të nxjerrë ujin e tij.

Në një tas vendosim 2 vezë të plota, kripë, piper të zi dhe 1 gotë krem pana ose salcë kosi I përziejmë të gjithë përbërësit. Grijmë hollë në rende djathin e kaçkavallit dhee trazojmë me salcën e përgatitur e përziejmë mirë.

Lyejmë një tavë me pak vaj vendosim si bazë brokolin. Kullojmë kungullin nga uji I tepërt dhe  mbulojmë si shtresë të dytë mbi brokolin.

Mbulojmë si shtresë me kremin e përgatitur ne vezë dhe djath e nivelojmë mirë duke shpërndarë djathin mbi të gjtihë sipërfaqen. Në fund me 2 topat e mozzarellës presim 6 feta dhe I vendosim mbi djathin e verdhë mbi cdo fetë nga gjysëm domate dhe e pjekim 180 grdaë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?