Receta

Perime të pjekura në kos nga zonja Albana

9 Maj, 12:22| Përditesimi: 9 Maj, 12:25

  • Share

Perime të pjekura në kos

Përbërësit:

  • 1 kungulleshkë
  • 1 patëllxhan
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 thelpinj hudhre
  • 400 ml kos i trashë
  • 1 vezë (opsionale, për më shumë lidhje)
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, rigon (ose trumzë)
  • Mente ose majdanoz për servirje

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim të gjitha perimet në copa ose feta të trasha. I spërkatim me vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon. I vendosim në pjekje në furrë në 200°C për 25–30 minuta derisa të zbuten dhe të marrin pak ngjyrë. Ndërkohë përgatisim salcën me kos: në një enë përziejmë kosin me hudhrën e shtypur dhe vezën (nëse e përdorim). Rregullojmë shijen me pak kripë dhe pak lëng limoni. Sapo perimet të jenë pjekur i vendosim në një tavë qeramike. Hedhim sipër salcën me kos dhe e përhapim në mënyrë të barabartë. E vendosim sërish në furrë për 10–15 minuta, derisa të marrë një shtresë të lehtë të artë sipër.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?