Perime të pjekura në kos
Përbërësit:
- 1 kungulleshkë
- 1 patëllxhan
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 thelpinj hudhre
- 400 ml kos i trashë
- 1 vezë (opsionale, për më shumë lidhje)
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon (ose trumzë)
- Mente ose majdanoz për servirje
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim të gjitha perimet në copa ose feta të trasha. I spërkatim me vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon. I vendosim në pjekje në furrë në 200°C për 25–30 minuta derisa të zbuten dhe të marrin pak ngjyrë. Ndërkohë përgatisim salcën me kos: në një enë përziejmë kosin me hudhrën e shtypur dhe vezën (nëse e përdorim). Rregullojmë shijen me pak kripë dhe pak lëng limoni. Sapo perimet të jenë pjekur i vendosim në një tavë qeramike. Hedhim sipër salcën me kos dhe e përhapim në mënyrë të barabartë. E vendosim sërish në furrë për 10–15 minuta, derisa të marrë një shtresë të lehtë të artë sipër.
Komente
