Tavë me perime të stinës në furrë
Përbërësit:
- 2 patate
- 2 kunguj të njomë
- 2 qepë
- 3 karota
- 2 domate
- 2 speca të kuq
- 2 speca jeshil
- 1 degë selino
- 4-5 thelpinj hudhër
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 2 lugë supe uthull
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi, rigon
Përgatitja:
Pasi i kemi larë perimet i presim në copëza të mëdha dhe i vendosim në një tavë. Shtojmë kripë, piper, rigon dhe erëza të tjera që dëshirojmë. Hedhim vajin e ullirit, i përziejmë mirë perimet dhe i vendosim në furrë të piqen për 30 minuta mbuluar me letër alumini. Në 15 minutat e fundit e largojmë letrën dhe i lëmë perimet të marrin pak ngjyrë.
Komento
Komente
