Receta

Perime verore të mbushura me oriz nga zonja Albana

21 Korrik, 11:52| Përditesimi: 21 Korrik, 11:53

  • Share

Perime verore të mbushura me oriz

Përbërësit:

  • 2 speca për mbushje
  • 2 domate të mëdha
  • 2 patëllxhanë
  • 1 qepë e grirë
  • 3 qepë të njoma
  • 1 domate në kubikë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 patate
  • 1 dorë nene
  • 200 gr oriz
  • 200 ml ujë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, nenexhik
  • Majdanoz, kopër, rozmarinë

Për salcën:

  • 1 lgj salcë koncentrat
  • 200 ml ujë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë perimet për t’i bërë gati për mbushjen. Pjesën e brendshme të domateve e grijmë në rende dhe së bashku me tulin e patëllxhanëve e kalojmë në një blender duke e kthyer në salcë. Kaurdisim qepët e grira imët, shtojmë salcën me domate dhe patëllxhanë, hudhrën dhe orizin. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Me masën e përgatitur mbushim specat, domatet, patëllxhanin dhe i vendosim në një tavë. Hollojmë një lugë salcë të koncentruar me një gotë ujë, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e hedhim në tavën me perime të mbushura. Në qendër vendosim dhe një patate të prerë. E vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?