Peripecitë për familjet me të sëmurë të shëndetit mendor në shtëpi! Report Tv sjell historinë e Fatbardhës: U sëmur kur lindi, s’ merr mjekimin

25 Shkurt, 17:40| Përditesimi: 25 Shkurt, 23:18

  • Share

Tirane- Maria Gjoka është një 55 vjeçare, të cilën e takojmë në ambientet e QSUT, aty ku shumë të tjerë, kërkojnë ndihmë për shëndetin. Maria mban me vete me dhjetëra dokumente dhe analiza të vajzës së saj, Fatbardhës, e cila prej 7 vitesh është e diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Shenjat e para i shfaqi pas lindjes së djalit, por më pas, u bë e rrrëzikshme. Rrahu nënën dhe djalin e saj, dhe për këtë bëri 4 vite burg.

“Herë pas here e shtruar në spital. Vuan nga skizofrenia dhe prishje humori. E çuan në burg për agresivitet dhe dhunë në familje. Pastaj doli nga burgu, shpresova mos është mirë por, ishte e njëjta situatë. Madje erdhi duke u përkeqësuar akoma më shumë. Me zor e binda të shtrohej në spital, thonte nuk jam e sëmurë. Për një vit ka më shumë sesa 20 shtrime”.

Maria, që nuk gjenë dot shpëtim me vajzën e sëmurë, duhet të vrapojë tërë kohën për të rritur nipin, 14 vjeç, djalin e Fatbardhës. Jetojnë me qira, dhe të ardhurat e tyre janë vetëm 43 mijë lekë në muaj.

“Marr 100 mijë lekë kemp të vajzës, 90 mijë lekë përkujdesje të djalit pasi hyri në burg Fatbardha.. Bashkia mka dhënë bonusin e qerasë, 140 mije lekë të vjetra. Marr 100 mijë lekë të burrit pension të tij, pasi ai ka humbur jetën”.

Gruaja kërkon ndihmë. Ajo thotë se nuk është një ditë e qetë, por herë pas here pret policinë në shtëpi, kur vajza e saj bëhet agresive. Kërkon një zgjidhje, ta vendosë të bijën diku në kujdesin e shtetit, për të fituar pak qetësi, dhe shpreson se kështu ajo mund të mjekohet

“Trajtohet rregullishtë, por nuk pranon të pij ilaçet”.

Në fakt për Marien Gjokën, ka shumë pak gjasa të ketë një zgjidhje. Megjithatë Zv/ Ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli duke folur për Report TV thotë se  aktualisht në vend janë 10 Qendra Komunitare dhe 14 Shtëpi të Mbështetura që u vijnë në ndihmë qytetarëve, pacientëve të prekur nga problemet e shëndetit mendorë. Në Shtëpitë Mbështetëse ndodhet 140 pacientë.

“Në qendër komunitare shkojnë ata pacientë që kanë diagnozë psikiatrike dhe aty përveç kujdesit të specializuar psikiatrik, aty ofrohet edhe mbështetje psikologjike pak më e individualizuar nga ajo që ofrohet në QSH, natyrisht ofrohet edhe mbështetje sociale. Ndërsa përsa i përket shtëpive të mbështetur, ose shtëpizave siç quhen ndryshe aty shkojnë pacientë të cilët jetojnë aty, sepse konsiderohen për momentin si të paaftë për tu integrjar në jetën e përditëshme familjare. Nuk kanë mevojë për spital”.

Ashtu si mjekët edhe Rakacolli thotë se problemet e shëndetit mendorë mbeten ende një stigmë në shoqërinë tonë. Familjet nuk tregojnë, dhe si fillim nuk i pranojnë këto probleme.

“E keqja është që duke mos kërkuar ndihmë tek mjeku i familjes, atëherë këto situate mund të agravohen deri në krime karshi familjarëve apo të tjerëve”.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?