Periudhë gripi e virozash, mjekja: Shmangni daljet në mëngjes e mbrëmje! Temperatura e shtëpisë të qëndrojë 24 gradë

18 Shkurt 2023, 18:09| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 18:19

  • Share

Orët e para të mëngjesit por edhe mbrëmja kur edhe temperaturat janë më të ulëta, duhet të shmangen nga moshat më vulnerabël, siç janë të vegjlit, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Bluzat e bardha këshillojnë qytetarët që të konsumojnë sa më shumë lëngje e supa, në mënyrë që të parandalojnë virozat dhe gripin.

“I ftohti sjell shumë problematika. Sidomos ul imunitetin e rrugëve të  frymëmarrjes. Rëndon sëmundjet kronike, siç janë sëmundjet e zemrës. Mushkërive. Këto problematika i jep më shumë tek fëmijët dhe të moshuarit. Në kohën e dimrit, fëmijët janë të detyruar të grumbullohen në institucione. Kështu që dhe virozat përhapen më me shpejtësi. Duhet të merren masa për t'i lehtësuar. Fëmijët dhe të moshuarit duhet të shmangin të dalurin në kohën e pikut kur është shumë ftohtë. Mëngjesin dhe darkën. Mos të rrinë shumë gjatë në vende të ftohta. Të mbulohen me shaje, doreza, kapuç. Të ushqehen me gjëra të ngrohta, supëra, çajra”, tha mjekja Mirela Sula.

Kujdes duhet patur edhe nga kondicionerët në mënyrë që të mos ketë shumë diferencë temperaturash me ambientet e jashtme, ndërsa mosha e tretë duhet të jetë strikte me ilaçet.

“Temperatura e shtëpisë duhet të qëndrojë 24 gradë dhe të ajroset herë pas here ambienti. Duhet të përdoren dhe proteina. Të moshuarit duhet të marrin rregullisht dhe mjekimet. Të kenë një lidhje të mirë me mjekun e familjes dhe farmacistit. Të pa mundurve ju ofrohet dhe shërbim në shtëpi. Nëse kanë grip duhet të marrin paracetamol, ushqime të ngrohta”, tregoi Sula.

Për grupet janë të pamundura fizikisht për t’u paraqitur në spital, çdo qendër shëndetësore ofron edhe shërbimin e mjekut në shtëpi.

“Së fundmi është vënë shërbimi në shtëpi. Është për kategorinë e të pamundurve. Si fillim shkon stafi shëndetësor dhe nëse është nevoja shkon mjeku. Të gjitha shërbimet ofrohen, injeksione, vizita. Edhe në këto ditë të ftohta patjetër”, tha mjekja e familjes, Mirela Sula.

Prej më shumë se dy muajsh, urgjencat e spitaleve janë të tejmbushura nga qytetarë që kërkojnë ndihmë nga infeksionet virale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/02/2023 02:42

    Tek neve rekomandohet te kthyer ne celcius 20-22 grade gjate dites dhe kur nuk je ne shtepi,ose kur fle gjate nates 17-19 grade ne dimer,por sigurisht qe eshte rekomandim,jo detyrim,varet nga temperaturat jashte,nga mundesia per pagese dhe nga sa te duron trupi.Por ekstremet ne temp.brenda shtepise nuk jane te shendetshme ne asnje kohe.

    Përgjigju
  • Parruca: 18/02/2023 22:03

    Ne dhomen ku fle temperatura mbi 19 grade celcius eshte e demshme per shendetin. 24 grade eshte temperature e ekzagjeruar per ne dimer.

    Përgjigju
  • Nini: 18/02/2023 18:27

    Jo po 30 grade temp ne shtepi. Temp normale per foshnje eshte nga 19-22. Ku e keni gjetur kete teorine e 24 gradeve? Shume shtete e kane me detyrim ligjor qe temp max ne shtepi te jete jo me shume se 21 grade. Pa konsideruar periudhen e krizes tani qe e ka cuar fare ne 19 grade.

    Përgjigju
  • Aleks: 18/02/2023 18:25

    O mjeke. Qe del në publik konsiderohesh eafte si mjeke. Ndersa ketej nga banoj une. Nëse temperatura rritet mē shume se 20.5 grade celsius. Mer gjobe edhe né vilen tende private. Por këtej edhe po të duash ta çosh 23 grade temperaturen brenda ne shtepi. Nuk e çon dot. Sepse i tille eshte istalimi dhe paisjet. Ta na rrosh o mjeke

    Përgjigju
    • Urani: 18/02/2023 19:55

      O Aleks, dhe ai tjetri siper. Ju rrofte “andej nga jeni ju” qe edhe sa qime be bith keni e raportoni te shteti. Keni lujt mendsh ju “demokracite” perendimore qe merrni leje per cdo gje ne keq se ne komunizem. Por kur shkoni me dashnore e gra i raportoni shtetit sa here e beni!?? Tmerr, edhe ikin Shqiptaret ne kto shtete muti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?