Përjashtimi i 4 deputetëve/ Haklaj: Nuk reflektuan për një vit! Topallaj: Salianji kërkon të forcojë pozitat e tij me lëvizjen e fundit! Baçi: Deputetët e PD të qartësojnë qëndrimin

11 Janar 2023, 22:12| Përditesimi: 12 Janar 2023, 08:17

  • Share

Përjashtimi i deputetëve, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Tritan Shehu nga grupi parlamentar i PD-së ka sjellë reagime të shumta, përfshirë edhe të atyre deputetëve që më herët kanë mbajtur anën e Alibeajt, të cilët u distancuan nga ky veprim.

Ish deputeti i PD, Azgan Haklaj ka deklaruar se lëvizja e deputetit Ervin Salianjit për të kërkuar votat e deputetëve që të marrë kryesimin e grupit parlamentar, është e pamoralshme. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Haklaj tha se Salianji tashmë po përdorej nga Berisha në mënyrë që ky i fundit të marrë drejtimin e partisë Demokratike. Ai tha se përjashtimi i 4 deputetëve ishte i rregullt sepse një vit më parë, të njëjtët u penalizuan deri në reflektimin për dhunën e ndodhur në 8 janar në selinë e PD.

“Deputetët e fundit të përjashtuar, kanë qenë të pezulluar dhe kanë patur kohë një vit për të reflektuar për sulmin barbar të 8 janarit. Salianji me 8 janar ka qenë me shkop. Ai ka hequr shkopin, e pranon Berishën kryetar të Rithemelimit dhe do të bashkojë PD-në. Si do ta bashkojë? Pa u shkarkuar Luçiano boçi, ata përdorin Salianjin për të mbledhur firmat. Berisha dhe Meta me disa oligarkë duan të blejnë PD-në”- tha Haklaj.  

Haklaj tha se ka persona të shpallur non-grata mes deputetëve të cilët mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha për të qenë në krye të PD-së. Ndërsa theksoi se kryetar i ligjshëm i PD-së mbetet Basha sepse ky i fundit nuk e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në gjykatë.

“Ka emra të tjerë që janë shpallur non grata edhe në Angli. U është dërguar zarfi që janë non-grata. Unë u bëj thirrje deputetëve të PD të mos bëhen pjesë e shantazhit dhe intrigave sepse po bëjnë përpjekjet e fundit për ta rrëmbyer PD-në. Duhet ta tregojmë njëherë e përgjithmonë se kryetar i PD ëhtë Basha me letra. Ai ka bërë një hap pas. Bëri një deklaratë para Këshillit Kombëtar me qëllimin për të shmangur përplasjen fizike të anëtarëve të PD dhe i ka kërkuar Berishës të bëjë të njëjtën gjë”- shtoi ish deputeti.

Anëtari i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj tha se Salianji me lëvizjet e tij së fundmi, ka si synim që të forcojë pozitën e tij në politikë. Sipas tij, Salianji i  ka dhënë garanci Berishës se do të arrijë të bindë disa prej deputetëve të grupimit të Alibeajt që t’i bashkohen.

“Ka disa ditë në media që raportohet se ka përpjekje për të ndryshuar kreun e grupit parlamentar. Sali Berisha pretendon se ka bërë një kuvend të rregullt, të vetmen strukturë që nuk komandonte dot, ishte grupi parlamentar dhe atë po kërkon të bëjë. Ka hyrë një pelivan (Salianji) në politikë që do ta shfrytëzojë këtë situatë për të forcuar pozitat e tij. I ka dhënë garanci Berishës që arrin të marrë disa nga të Ali-Bashës”- u shpreh Topallaj.

Ndërkohë, gazetari Agim Baçi tha se deputetët e Partisë Demokratike duhet të sqaronin njëherë e mirë pozicionin që do të mbanin lidhur me Berishën. Sipas Baçit, deputetët nuk mund të proklamojnë se janë pro euroatlantikë në momentin kur mbështesin një person të shpallur non-grata.

“Unë e kam thënë para një viti se Berisha do jetë peng i gjuhës së vetë. Sot ai e ka PD-në larg nga ajo që e ka pretenduar sepse ka patur një gjuhë të ashpër. I ka akuzuar si të shitur të korruptuar. Grupi parlamentar është ai që bën politikën. Boçi u tërhoq me stil nga pretendimi se është kryetar i grupit parlamentar, me kandidimin e tij për bashkinë e Elbasanit. Grupi parlamentar duhet të qartësojë qëndrimin, sepse nuk mund të jesh edhe pro perëndimor dhe pro euroatlantik me një njeri që është shpallur non-grata”-tha gazetari.

Deputeti, Ervin Salianji ka bërë me dije ditën e djeshme se nuk ka firmosur për përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së. Në vazhdën e këtij qëndrimi, ish kryeministri Sali Berisha i pyetur për mundësinë që Ervin Salianji të vihej në krye të grupit parlamentar të PD-së u shpreh i hapur, duke deklaruar se do të pranonte vullnetin e deputetëve demokratë. Salianji bëri me dije se ka nisur takimet me kolegë të tij brenda PD-së për të arritur një bashkim.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 12/01/2023 11:51

    Se pari, Vertet,sa PD aktualisht jane ne Shqiperi?!!! Nje NONN GRATA e qelsave,shkalleve dhe vulave,Nje e Bashes dhe nje e Alibejes.Tutje kush eshte zyrtari ligjor i kesaj Partie e kush eshte joligjori i futur me shkalle per oxhaku dhe me vule ne xhep, te mbaruar te "terzia".Qe therret e bertet,Une jame "mbreti i mallkuar!".

    Përgjigju
  • Fshati: 12/01/2023 06:46

    "Levizje te pamoralshme" çfare kane bere te moralshme keta députée?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?