Përjashtimi i Bardhit/ Haklaj: Ai s’mund të përqeshë PD-në, është mashtrues! Kalaja: Është aktor i rëndësishëm opozitar! Burimi: Basha, figurë që u shërben amerikanëve

10 Tetor 2023, 22:15| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 07:29

  • Share

Përçarja në Partinë Demokratike është thelluar edhe më tepër, ndërsa tashmë është ndarë një tre pjesë. Anëtari i kryesisë, Azgan Haklaj, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se Gazment Bardhi ka mbetur një mashtrues ordiner e se nuk mundet që të përqeshë PD-në.

'Kemi ndarë në rrugët me Bardhi. Bardhi i ka bërë dëm Partisë Demokratike. Ai ka thënë kur të kthehem te Sali Berisha jam dorëheqjen. Sot u përpoq të bënte qesharakun të përqeshte PD.  Gazment Bardhi ka bërë takime te fshehta me Edi Palokën. Gazment Bardhi ka mbetur një mashtrues ordiner. Unë i kam kërkuar Këshillit Kombëtar ta përjashtoj. Ai nuk mund të përqeshë PD-në, pasi është vetë për tu përqeshur. Të na tregoi si i ka marrë pronat në Kavajë. Ka mashtruar në emër të PD-së.’- tha Haklaj

Ndërsa Aulon Kalaja, tha se Bardhi është tashme një aktor i rëndësishëm opozitar që nuk duhet të anashkalohet.

‘Kjo situatë është non sense. Jam kundër përjashtimeve. Është një aktor i rëndësishëm opozitar që nuk duhet të anashkalohet. Unë gjykoj se Bardhi po bën opozitë. Kjo do të matet në vazhdim. Gazment Bardhi nuk është shkolla e Berishës. Ishte ministër i Bashës. Është ish-bashkëpunëtori i me i ngushtë i Bashës. Mos ja kaloni Berishës.’- tha Kalaja.

Nga ana tjetër Genc Burimi, thotë se Lulzim Basha është një figurë e re që u duhet amerikanëve sot për sot.

‘Bardhi ka të drejtë të thotë se kjo parti është e vjedhur nga Basha. Nga ana juridike ka shumë të drejtë. Basha është në një situatë tepër komode. Në një moment kur Rama dhe Berisha investojnë tek vota, Basha ka investuar tek amerikanët. U duhet një figure e re, sot amerikanët në Shqipëri s’ka tjetër figurë që u shërben më shumë amerikanëve se Basha.’- tha Burimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 11/10/2023 09:52

    Nje gja e do qe PD eshte krijuar si parti kriminele dhe si e tille po shuhet,pastaj kjo lufta mes berishes bashes e bardhit behet te deshmohet se cili duhet te jeté komandant i krimit, a ishte ky basha i perzgjedhuri i berishes deri ne vitin 21 kur basha duke kinse e "ngrire" nga partia u orvat ta shpeton veten e vet dhe me pak PD-n, sot kur degjoj kete anallist burimin se si basha qenka ne sherbim te amerikaneve me behet te vjell,pasi ky basha dihet se ishte edhe ne sherbim te serbise e Ku ishte ky anallisti genc burimi ateher qe sfoli kurre,si ka mundesi qe basha e berisha te jene me amerikanet kur kshilltar spécial kishin kriminelin serb fazlliq,p nje gje tashme po shifet se sa me shpejte shuhet kjo parti me mire per Shqiperine por edhe per ameriken, e ndoshta edhe anallist si burimi do kemi me pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?