Presidenti Bujar Nishani në studion e Report Tv teksa është pyetur në lidhje me reagimet e të larguarve nga gara për kandidatë për deputet ka thënë se skualifikimi nuk ka qenë i bazuar në kritere personale por se kush prej tyre do të sjellë më shumë vota.
"Unë jo e jo por asnjëri prej nesh në komision nuk do të bënim komente për aksënd pse? Sepse ruajmë respekt për secilin prej kandidatëve. Është një ligësi. Ne nuk jemi ndalur në aspektin e vlerave negative. Kemi gjykuar një njeri që kalon nga ana se kush ka më shumë mundësi për të marrë më shumë vota në PD.
Të gjhitha këto janë të vërteta dhe reale unë nuk hedh poshtë pretendimet e askujt, e gjitha ka qenë e bazuar një disa kritere. Përbërja e komisionit dhe detyra e komisionit janë të përcaktuara nga kryesia e PD. Ka vepruar me këtë metodologji sepse kështu e ka vendosur kryesia", tha Nishani.
Lajmi kryesor:
Skualifikimi i kandidatëve, Nishani: Zgjodhëm ata që do sjellin më shumë vota! Doja që Jozefina ta jepte kontributin në PD, unë në dispozicion të Bashës për deputet
//ReportTv.al