Programacion

E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar
E Diel
30
Janar
E Hënë
31
Janar
E Martë
1
Shkurt
Politikë

Përjashtimi nga PD pas shpalljen 'Non Grata'/ Hoxha te '5 Pyetjet': Berisha do të bënte të njëjtën gjë po të ishte në vendin e Bashës! Në parti s'ka zgjidhje më të mirë se kryedemokrati

29 Nëntor 2021, 22:37| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 22:57

TIRANË- Flamur Hoxha, deputet i PD-së, shprehet se demokratët po shpenzojnë shumë energji në luftën mes njëri-tjetrin, e që sipas tij kjo nuk është aspak e drejtë. Ai rreshtohet krah Lulzim Bashës, duke thënë se thirrja e 2 kuvendeve, në 11 dhe 18 dhjetor, nuk ka të bëjë aspak me bashkimin e PD-së. I ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, ai thotë se në PD, nuk ka një zgjidhje më të mirë se Lulzim Basha.

"E kam analizuar se çfarë ndodhur nga 25 prill, mund të bënim analizë, por duke qenë bashkë jo duke luftuar me njëri tjetrin, kjo luftë apo kjo situatë nuk shërben bashkimit të PD. Dëgjoj se Kuvendi i 11 dhjetori do jetë i bashkimit, po se kuptoj se mund të bashkohemi kur etiketohemi si njerëz të njërit apo tjetri. Nuk shoh një zgjidhje tjetër më të mirë se Lulzim Basha, duhet të ishim më racional dhe më të përgjegjshëm se çfarë kërkojmë, kam aftësi për të kuptuar pak larg se çfarë do të ndodh. Mendoj që PD duhet të bëjë aleancë më shumë se vetja, nuk ka luksin që të bëjë atë që po bën", tha Flamur Hoxha.

Duke u ndalur te vendimi i Bashës për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljen 'Non Grata, Hoxha u shpreh i bindur se dhe ish-kryeministri do të bënte të njëjtë gjë nëse do të ishte në vendin e tij.

"Po të ishte Berisha në të njëjtën pozitë si Lulzim Basha, të njëjtin qëndron do të mbante, ai nuk ishte përjashtim, ne sot do të ishim duke luftuar me qeverinë, po shpenzojmë energjinë në luftë me njëri-tjetrin, nëse Berisha do e vazhdonte betejën ligjore dhe do të bashkëpunonte, ne do kishim një qëndrim ndryshe", tha Hoxha.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë: