Foto ilustruese

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari

3 Tetor, 21:46| Përditesimi: 4 Tetor, 07:49

  • Share

Durrës- Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve lundruese, si pasojë e detit me dallgë të forta.

Kapiteneria e Durrësit njoftoi sot në mbrëmje se për këtë shkak nuk do të ketë lundrime duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe deri nesër në mëngjes, duke çuar kështu në mosnisjen e tragetit nga Durrësi për në Bari mbrëmjen e sotme.

“Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme, 3 Tetor 2024, nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit. Tragetet do të nisen drejt Barit (Itali) vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, 4 tetor”, njofton Kapiteneria.

Teksa më tej specifikon se “për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare www.durresport.al”.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?