Aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dolën sot pasdite në Prishtinë për të kërkuar zgjedhje të reja.Tubimi duke respektuar masat anti-covid-19, vjen një ditë para se Gjykata Kushtetuese të japë vendimin për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për të vënë kryeministër Avdullah Hotin.
Albin Kurti doli në ballkonin e qeverisë për t’i mbështetur njerëzit që kishin dalë në shesh, i shoqëruar nga disa deputetë të Vetëvendosjes.
Kujtojmë se qeveria Kurti u shkarkua në Kuvend pas mocionit të mbështetur nga opozita dhe partneri në koalicion, LDK-ja. Kurti nuk zgjodhi të zbresë poshtë në shesh, për t’iu bashkuar protestuesve, por doli në ballkonin e qeverisë për t’u përshëndetur me ta. Sipas medias kosovare, kundërshtarët thanë se pamje të tilla ndodhin vetëm në vendet me regjime autoritare.
Shum organizim i bukur protesta e VV duke respektuar rregullat e distancimit social. Duke qarte se cfar agjende mbeshtet realisht populli i lire i Kosoves!
Përgjigju