El Salih Ibrahim (Lekica

Përkrahte ISIS me postime në rrjete sociale, Apeli i GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg për 57 vjeçarin nga Kukësi

11 Korrik 2023, 09:47| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:46

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj të El Salih Ibrahim (Lekica). Ai u shpall fajtor për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”

Vendimi u dha sot nga trupa gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare), 

57-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj 2022, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uronte që të shkatërrohet Izraeli. 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?