Ibrahim El Salih

Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, SPAK kërkon 4.5 vite burg për Ibrahim El Salih

2 Shkurt 2023, 12:03| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 13:53

  • Share

Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar 5.4 vite burg për Ibrahim El Salih (Lekica/Muxhahid), i akuzuar për sulme terroriste, por për shkak të gjykimi të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit.

Sipas SPAK, ka bërë thirrje në rrjetet sociale në mbështetje të ISIS, po në marrjen në pyetje gjatë fazës së hetimeve ke shfaqur pendesë.

Hetimet e SPAK janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit) dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

56-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uron që të shkatërrohet Izraeli. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?