Ibrahim El Salih

Përkrahte ISIS me profile false në rrjetet sociale, SPAK dërgon për gjykim 56-vjeçarin: Nxiste urrejtje dhe mbështeste luftën terroriste

28 Dhjetor 2022, 09:55| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 10:20

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 56-vjeçarin Ibrahim El Salih (Lekica), i cili është arrestuar pasi postonte në rrjetet sociale shkrime e foto në përkrahje të ISIS. Ibrahim El Salih ra në prangat e policisë në muajin maj të këtij viti, ndërsa akuzohet nga SPAK për propagandë ekstremiste, nxitje urrejtjeje. Referuar postimeve që 56-vjeçari në Facebook, SPAK thotë se ai bënte thirrje për të përkrahur luftën terroriste të ISIS,  për të mobilizuar fëmijët në akte të dhunshme, si edhe për të nxitur veprat penale me qëllime terroriste.

Hetimet e SPAK janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit) dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

56-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj, pasi postonte me profi flas në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uron që të shkatërrohet Izraeli.     

Një nga postimet në Facebook

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 28/12/2022 13:21

    Nga koka duket korrak taleban, nga mjekrra duket si skjap fushe. Fare e keqe. Bej ca burg tani se do ftillohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?