Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Alibeaj: Ne shqiptarët e njohim mirë dhimbjen e genocidit! E dimë çfarë sjell politika paranojake që gjen zgjidhjen tek asgjësimi

26 Janar 2023, 10:35| Përditesimi: 26 Janar 2023, 11:16

  • Share

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë mesazhin e tij për përkujtimin e viktimave të Holokaustit duke thënë se shqiptarët e njohin mirë dhimbjen e genocidit. Në fjalënn e tij në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, Alibeaj tha se e di mirë cfarë sjell politika paranojake që gjen zgjidhjen tek asgjësimi.

"E keqja, djallëzorja, ka qenë gjithnjë e pranishme në jetët njerëzore, në shoqëritë njerëzore, pa dallim vendi, populli apo kohe. Ajo është përpjekur të hyjë herë pas here aq thellë njeriut dhe shoqërisë sa të prekë indet më jetësore dhe ti zhysë njerëzit, shoqeritë, familjet, komunitetet e tëra në dhunë dhe errësirë, në dhimbje dhe vuajtje, në tmerre të cilat është vështirë edhe të përshkruhen. Holokausti, shoah, krimi përbindshëm ndaj popullit hebre është një nga këto të këqija të patregueshme, dëshmi e faktit se djallëzorja mund të arrijë në pika të pamendueshme.

Holokausti, ky krim lebetitës ndaj një populli të tërë, ky krim i llahatarshëm që nuk kurseu as fëmijë dhe as gra, as pleq dhe as të sëmurë është dëshmi e faktit se djallëzorja mund të marrë forma të tilla të pamendueshme.

Holokausti është dëshmi e faktit se si një grupim politik, se si një ide e cmendur e veshur me politikë mund të organizohet, mund të ecë, rritet dhe shfaqë veten sikur të jetë normale, e pranueshme, e vefshme. Kjo ide politike, kjo filozofi kiminale, kjo ideologji fondamentaliste që propozon haptas zhdukjen dhe shfarosjen e një populli mori jetë në sy të gjithë botës, u rrit përballë indiferencës së të gjithëve.

Holokausti është dëshmi e faktit se si një ideologji politike që e sheh zgjidhjen tek shfarosja e një populli, që e sheh legjitimin e saj tek sajimi i komploteve, që flet pa ndalur për armiq dhe që sheh kudo armiq mund të arrijë të bëhet nj makineri gjakësore vrastare që ndërton kampe dhe dhoma gazi për të zhdukur nje popull.

Holokausti është dëshmi faktit se si nëj ideolgji paranoidale, se si projektimi i cdo faji, i cdo të keqeje tek tjetri mund të prodhojë krime të tilla të mynxyrshme si dërgimi në dhoma gazi dhe në kampe zhdukjeje te një populli të tërë.

Holokausti nisi në fillim duke dehumanizur hebrenjtë, duke i cilësuar ata si e keqja, duke shpikur komplot, duke përdorur gjithë denigruese dhe poshtëruese. Ata u quajtën racë dhe jo nje popull me një identitet fetar dhe kulturor, ata u quajtën një racë që si tuberkulozi përhapet dhe infekton, ata u quajtën insekte etj etj.

Më pas u dogjën sinagogat dhe shtëpitë, më pas nisi dhuna, më pas nisi internimi, vrasja dhe kampet, dhomat e gazit dhe krematoriumet.

Holokausti është për botën dhe të gjithë ne një dhimbje që nuk mbaron. Ne shqiptarët e njohim mirë këtë lloj dhimbjeje. Ne e dimë se cmund të bëjë një ideologji e cmendur totalitare, ne e dimë cdo të thotë dehumanizim, dhunë dhe genocid. Ne dimë se cfarë sjelle një politikë që sheh kudo armiq, që ësht paranojake, që e sheh zgjidhjen tek asgjësimi dhe zhdukja e tjetrit.

Kampet famëkeqe të shfarosjes, llahtaritë që pa bota në Mathauzen, në Aushvitz, në Birkenau, në Dakau, lotët dhe regëtimat e shpirtit njerëzor në këto kampe jane dhe do të mbeten gjithnjë një pjesë e rëndë e historisë së qenies njerëzore sic do të mbeten edhe një barrë e pashkulshme nga ndërgjegjja njerëzore.

Primo Levi një i mbijetuar në kampet e shfarosjes thotë se ato nuk ishin kampe zhdukjeje apo kampe pune, ato nuk ishin kampe vrasjeje apo kampe vuajtjeje por kampe të shkatërrimit të njeriut. Në të vërtetë holokausti, kampet dhe ajo që ndodhte në to ishin vërtet kampe të shkatërrimit të njeriut. Në to qenia njerezore reduktohet në skelet dhe pak mish të gjallë, zhvishet nga cdo element që e bën atë njeri, i hiqet cdo gjë që Zoti ia ka dhënë qenies njerezore në mënyrë  që ajo jetë vërtet krijesë e zgjedhur e Zotit.  Ne shqiptarët njohim mirë këte gjendje, ne e kemi parë atë në kampet e Spacit, të Tepelenës, apo të Maliqit.

Ne kujtjmë sot holokasutin për të nderuar viktimat, për të përjetësuar vuajtjet dhe dhimbjet e tyre, për të reflektuar mbi ato dhimbje dhe vuajtje. Ne përkujtojmë sot holokaustin për të treguar se plagë të tilla nuk mbyllen kurrë. Ato thjesht mbulohen nga mendja njerzore, me një membranë në mënyrë që të mund të mbrojmë jetën dhe njeriun.

Ne e kujtojmë holokaustin për të treguar se liria , sic thoshte presidenti Regan, është vetem një brez larg zhdukjes. Ajo nuk duhet marrë për e mirëqenë, per të duhet luftuar perditë.  Nazizmi erdhi dhe mori jetë lirisht, pa kuptuar.

Shkrimtari i madh hebre Eli Vizel, fitues i cmimit Nobel dhe i mbijetuar i Holokasutit thotë se gjëja më e rrezikshme nga të gjitha është indiferenca. Ai thotë se kur dikush të sulmon, të lufton të shan mund të të motivojë të luftsosh, të mbrohesh, të ndërtosh një mekanizëm apo dicka të vlefshme. Kur dikush është indiferent kjo do të thotë se ai nuk bën diferencën, nuk bën dallimin e të mirës nga e keqja, nuk përfshihet në anën e asnjërës, pra nuk perfshihet në anën e të mirës. kështu e keqja fiton. Eli Vizel thotë se nazizmi lindi, u rrit, kreu krimet nga indifenerenca. Ai humbi, u poshtërua dhe gremis nga angazhimi i botës në anën e të mirës.

Kjo është arsyeja pse ne kujtojmë me shumë emocion, me shumë dhimbje dhe me shumë reflektim ditë si holokausti. Kongresmani Tom Lantosh mbante me vete në zyrën e tij në kongres një copë teli e gjemba nga kampet naziste te shfarosjes ku ai kshte vuajtur dhe kishte mbijetuar. Ai ishte për dekada me radhë një simbol i lirisë dhe gjithmonë përmendte nevojën e kujtesës, reflektimitt, dëgjimit të ulërimave të dhimbjes në mënyre  që kurrë më të mos ketë krime të tilla", tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi përkujton viktimat e Holokaustit! Kryetari i Kuvendit të Izraelit: Shqipëria, lider në Ballkan për luftimin e anti-semitizmit! Nikolla: Krah hebrenjve


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?