Përkujtohen të persekutuarit në Mursi, Familjarët: Torturat e këtij fshati nuk kanë të sosur (VIDEO)

20 Shtator 2020, 20:14| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 20:41

  • Share

Janë përkujtuar këtë të diel viktimat dhe të internuarit e regjimit komunist në fshatin Mursi të Sarandës. Mes dhimbjesh, familjarët e të persekutuarve gjatë viteve 1946-1959 sjellin në vëmendje vuajtjet që ata kanë kaluar.

"Bujqër ishin. Nuk ishin për të bërë marrëdhënie me grekun, siç thoshin ato”, tha një familjare.

Vëllain tim me nuse e vajzë e dërguan në fund të Krujës. Atë e sollën të vdekur”,  u shpreh një tjetër.

“Një grua nga fshati. E ka emrin Ciko Mavro e kishte djalin tek 4 nga frika u ngri e foli dhe tha Vasili im nëse e ka bërë këtë e ka haram gjirin. E shikon çfarë të bën frika” tregoi një dëshmitare e kohës.

Në këtë ceremoni, ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, i cili është shprehur se përpara këtij memoriali duhet të vijnë të falen ata që hodhën gurë kundër tyre dhe i shërbyen djallit.

Jam në një situatë jo shumë komode pasi amaneti i këtyre burrave dhe grave nuk ka shkuar në vend. Shumë nga eshtrat nuk janë gjetur dhe ky është një obligim i madh i joni”, tha kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Cika.

Fshati Mursi i Sarandës është nga më të goditurit e sistemit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist. Dhjetëra banorë nga ky fshat u pushkatuan dhe humbën jetën në internime.

1600625609_homazhet.jpg

Komento

Komente

  • Bond: 20/09/2020 20:43

    Nderime te gjithe te Persekutuarve dhe atyre qe dhane jeten per liri dhe demokraci nga pushtuesit komunist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?