Hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, u pasua me hapjen e shkollës së dytë në Pogradec më 14 Mars të 1887-ës, ku jepte mësim Koço Sotiri, vëllai i Pandeli Sotirit.
Sikurse shkruan Lasgush Poradeci, për hapjen e saj ndihmoi i gjithë populli, por ndihmesë të veçantë dhanë Ndini Sotiri dhe Mitro Gusha, të ciliët ishin nismëtarë të gjuhës shqipe.
Mësonjtora e Pogradecit u përkujtua këtë të mërkurë, në një aktivitet në sallën e këshillit bashkiak. Përkujtimi bëhet në kohën kur godina është e tej e amortizuar dhe e paksesushme për qytetarët e turistët.
“Pas viteve ’90 ekzistonte si muze i arsimit, por shpresoj që bashkia ta rikthejë sërish një pikë atraktive”, tha Sotiraq Mangëri, drejtues i zyres arsimore.
Me një fond prej 450 milionë lekësh ka nisur puna për restaurimin e lagjeve muzeale por në godinën e Mësinjtores ende nuk është ndërhyrë pasi po zhvillohen negociata me pronarët.
“Jemi në tentativa ta realizojmë këtë objektiv”, tha Entela Gusho, nëkryetare e Bashkisë Pogradec.
Me rastin e 138 vjetorit të shkollës së parë të Pogradecit dhe e dyta në vend u shpërndanë certifikata për mësuesit në pension që kanë dhënë kontribut për zhvillimin e arsimit në juglindje.
Komente
