Kronikë

Përkujtohet 30-vjetori i takimit të Papës me Monsinjor Troshanin

6 Gusht 2021, 21:00| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 21:39

  • Share

Pas 69-vitesh, kardinal Ernest Troshani u rikthye në kishen e Kallmetit në Lezhë, pikërisht në vendin ku prehen eshtrat e djali të hallës së tij Nikoll Troshani i cili ka qenë Ipeshkv i kësaj zone.

Në përkujtim të 30-vjetorit të takimit të Papa Gjon Palit II me Monsinjor Troshanin, u organizua një meshe e shenjte, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit katolik.

Ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale solli në kujtese takimin e monsinjor Nikoll Troshanit me Papa Gjon Palin e dytë, ndërsa vleresoj sakrificen e kardinalit në mbrojten e fesë katolike.

"Qëllimi është me dasht zotin tjetri... 2 mijë vjet kaluar kanë mbetur në dritën e historisë. Duhet të mundohemi me porosit rininë që të largohet prej drogës, korrupsionit të këqijave imorale"

Kjo ceremoni përkujtimore u organizua nga Selia e Shenjte e Vatikanit në bashkëpunim me Ambasaden e Selisë në Shqipëri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?