Përkujtohet 30-vjetori i vizitës historike të papa Gjon Pali II

27 Prill 2023, 16:27| Përditesimi: 27 Prill 2023, 16:36

  • Share

Janë mbushur 30 vite nga vizita historike e Papa Gjon Pali II-të në Shqipëri. Ndalesa e tij e parë ishte në Shkodër, më 25 prillit të ’93-shit. Pikërisht në katedralen e këtij qyteti arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra kremtoi të mërkurën meshën e shenjtë në përkujtim të 30 vjetorit të ardhjes së Papës.

Massafra tha Ati i Shenjtë i dha shpresë popullit shqiptar i cili në atë kohë kishte fituar lirinë, pas 45 vitesh shtypje nga diktatura. Massafra risolli në vëmendje fjalët e Papa Gjon Pali II-të gjatë vizitës së tij në Shkodër.

‘Nuk duhet të harroni atë që ndodhi. Është e drejtë që të shikoni gjithmonë përpara për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe në masën e njeriut. Keni parasysh përvojën e kaluar për të shmangur përsëritjen e gabimeve të së kaluarës.’- tha Massafra.

Sot brezat duhet të ecin drejt të ardhmes tha arqipeshkëvi por duke mos harruar të kaluarën. Massafra kujtoi edhe mbylljen e fjalës së Papa Gjon Palit II-të i cili në qendër kishte optimizmin si dhe faljen për persekutorët e komunizmit.

 ‘E dashur Kishë, Bashkësi Katolike e Shqipërisë. Ji e sigurtë dhe  shiko të ardhmen tënde me optimizëm. Jip shembullin e një dashurie e pa kushte e një dashurie që shkon përtej ofendimeve dhe që madje duke i harruar ato është gati të falë dhe persekutorët e vet.’- u shpreh Massafra.

Gjatë kësaj jave, Kisha katolike në Shkodër do zhvillojë një sërë aktivitetesh për të përkujtuar 30 vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit të II-të në Shqipëri i cili ndër të tjerë në Shkodër shuguroi edhe ipeshkvinjtë e parë shqiptar pas rënies së komunizmit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?