Ditën e sotme është përkujtuar 50 vjetori i Revoltës së Spaçit nga të burgosurit politikë në vitin 1973 kundër regjimit komunist. Të pranishëm në këtë përkujtim, kanë qenë edhe krerët fetarë në Shqipëri .
Gjithashtu edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në ish Burgun e Spaçit, ku i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, e cila u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Dioqeza Rrëshen dhe Bashkia Mirditë në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat që angazhohen në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.
Gjatë fjalës së tij Begaj u ndal tek respekti ndaj të gjithë personave që bënë sakrifica për liri, duke përmendur disa prej tyre, duke i cilësuar si “Heronjtë e Spaçit”.
“Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Dashnor Kazazi, Jorgji Pepa, e shumë e shumë të tjerë që unë nuk po i përmend, janë vetëm disa nga ata emra që e bënë sakrificën e tyre për të treguar se edhe mbas vdekjes, shpresa nuk vdes. Ata janë pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon me peshë hijesh në të ardhmen e vendit tonë. Heronjtë e Spaçit e të tjerë si ata, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë ne, se lufta për liri është një luftë e përhershme, që kërkon angazhimin dhe vigjilencën tonë të palëkundur. Një kujtesë se fuqia për të formësuar fatet tona qëndron brenda secilit nga ne”-tha Begaj.
Më tej ai shtoi se duhen ndërtuar ura mirëkuptimi, dhembshurie duke u bërë më të vetëdijshëm për të shkuarën dhe për të ndarë të mirën nga e keqja duke u shkëputur tërësisht nga hija e periudhës të errët komuniste.
"Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Por ta fillojmë këtë duke u bërë të vetëdijshëm për të shkuarën tonë e duke ndarë moralisht të mirën nga e keqja. Çka është më e rendësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëptur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë."- shtoi presidenti.
Në përfundim aduke përkujtuar martirët e kësaj revolte, Begaj tha se të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë i përçimit të tolerancës dhe mençurisë.
Në revoltën e Spaçit më 21 Maj 1973 që zgjati dy ditë, regjimi komunist pushkatoi 4 të dënuar politike, Skënder Dajën, Dervish Beken, Hajro Pashain dhe Pal Zefin.
Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit. Basha shkruan se është një ndër lëvizjet më të forta antikomuniste përballë regjimit famëkeq në Shqipëri.
“Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi. Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe. Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë!”- shkroi Basha.
ben mire qe kujtohet kampi i te burgosurve politike. Komunistet jane akoma dhe nuk u denuan asnjehere per krimet kur njerezimit ne shqiperi
PërgjigjuSorra sorres nuk ja nxjerr syte !!! Nga hajdute ne heronj...
PërgjigjuAta atje ishin kriminela, çfare heronjsh, kështu erdhi koha sot, horri bëhet hero, e i ndershmi i keq. Ptu president kot.
PërgjigjuEdhe aje burke duhete mu hapa,se shqipnija ska ku cone te burgosurite kaq shmu ka sote. Ma zi se ne kohe te PPSH
PërgjigjuFilloi Luli te angazhohet pak nga pak.
Përgjigju