Në Mirditë u përkujtua 76-vjetori i Masakrës së Qafë Valmirit, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së kësaj treve.
Për të nderuar 14 burrat, që më 17 gusht 1949 u pushkatuan nga regjimi komunist, familjarë, përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë dhe deputetë të Partisë Demokratike vendosën kurora dhe zhvilluan homazhe pranë memorialit të ngritur në Qafë Valmir.
'Mirdita ishte në krye të drejtimit të forcave për të mbrojtur territorin e vet për të mos lënë regjimin komunist që të shtrihej në territorin e Mirditës', tha Albert Melyshi, kryetar i Bashkisë Mirditë.
Familjarët dhe të afërmit e të pushkatuarve, apelojnë se kjo ditë e zezë në historinë e Mirditës dhe Shqipërinë, të mos harrohet kurrë si referencë e krimeve të totalitarizmit.
Në shenjë hakmarrjeje, pas vrasjes së sekretarit të parë të Mirditës nga komiteti i maleve, një formacion i armatosur që kundërshtonte diktaturën dhe kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare, forcat komuniste ekzekutuan 17 gushtin e 76 viteve më parë 14 burra nga familje të njohura mirditore.
Masakra e Qafë Valmirit shënoi fillimin e një vale të gjerë terrori komunist në këtë zonë. Qindra persona u burgosën, mbi 400 familje u internuan dhe popullsia u çarmatos me forcë nga ushtria.
Komente

Kryebashkiaku Melyshi-ka patur nje Melyshi bajraktar qe drejton te komiteti e Maleve nga zyrat e IS. U arratiset. pas clirimit te shqiperise. Punoi per zbulimit Engleze. A ju kujtohet Pal Melyshi qe kontribuoi per shkaterrimin e banda e kriminale te komiteti te Maleve? Per kete hero te vertete KY Melyshi kryebashkiaku nuk flet. Vetem larteson Melyshi kryebandit, bashkepuntor te Is dhe UDB.
PërgjigjuCila ishte akuza, dhe cili ishte gjykimi dhe vendimi, dhe te gjitha bashke krahasohen me historicitetin e tradites ligjore qe ekzistonte me pare...keshtu flitet ne Jurispudence!
PërgjigjuCdomethene "komiteti i Maleve... antikomuniste.... qe vrane Bardhok Biben..."? Viti 1949,komiteti i Maleve, krijuar nga bashkepuntore te nazifashizmit, ndertuar, organizuar, financuar nga UDB jugosllave, qe kerkonte "bashkimin me kosoves..." Pra pranon hapur qe luftonin per republike e 7-te te Jugosllavise, per platformen Engleze te "konfederates ballkanike me kryeqytet Beogradin.Dhe keta tradhetare te Atdheut,kriminel e qe vec Bardhok Bibes Kane vrare dhe gra e vajza, i perkujtoni sot dhe i nderoni, si PD dhe ju si gazeten. Nuk eshte hera e pare qe mban i kete qendrim. Sipas jush, armiq te kombit dhe shqiperise Jane Ata qe I sherbyen Atdheut, ndersa patriot e qenka Ata qe luftoni per gllaberimin e shqiperise nga Jugosllavise dhe greqia, atyre qe coptuan shqiptaret ne pese shtete. Me ju lumte per konceptin e ri mbi patriotizmin dhe Atdhe dashurine.
PërgjigjuHasan, respekte!