Taulant Balla

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

29 Mars, 15:41| Përditesimi: 29 Mars, 15:46

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë e ceremonisë përkujtimit të 80-vjetorit të betejës së Margëlliçit në Patos.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se çdo nderim që bëhet për familjet e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, është një vlerë, që shoqëria jonë duhet ta përçojë në brezat e ardhshëm.

“Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e vendosi Shqipërinë tonë të vogël si një aleate të madhe të koalicionit global antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi populli shqiptar dhe sakrificat e panumërta njerëzore. Në këto 30 vite e më shumë, nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, për të errësuar, apo edhe për ta relativizuar vlerën e luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet. Faktet mund të interpretohen, por përmbajtja e tyre është e shkruar me gjakun, sakrificat e luftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë. Nga Margëlliçi, dua t’iu ridrejtohem, kalemxhinjve, por edhe atyre të ashtuquajturve historianë modernë, të mos guxojnë të përdhosin historinë dhe të mos na i rivrasin të rënët tanë”, tha Balla.

Ai tha se qeveria do të bëjë gjithçka që përgjatë vitit të 80-Vjetorit të Çlirimit, të ketë aktivitete të shumta që kulmojnë në 29 Nëntor.

“Nëse në këto të vërteta nuk iu bindim ne socialistët shqiptarë, që e kemi nder të kemi mes nesh pasardhësit e partizanëve dhe çlirimtarëve dhe veteranëve të luftës, bëni durim, lexoni, rilexoni sa herë të mundeni, çfarë kanë thënë aleatët e mëdhenj të partizanëve shqiptarë. Ata janë të shumtë por unë do të doja sot të përmendja vetëm njërin prej tyre, ish-kryeministrin britanik Winston Churchill, i cili, sa i përket kontributit të partizanëve shqiptarë në Luftën II Botërore, në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, thotë: “Partizanët shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet.

Oficerët britanikë të ndërlidhjes janë pranë këtyre partizanëve dhe i kanë çmuar lart cilësitë e tyre luftarake në zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”, theksoi Balla, drejtues politik i qarkut Fier.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?