Presidenti i SHBA-ve Franklin Roosevelt

Përkujtohet dita e lindjes së presidentit Roosevelt, Meta mesazh politik: Kapja e shtetit nga një njeri quhet fashizëm

30 Janar 2021, 21:00| Përditesimi: 30 Janar 2021, 21:07

  • Share

Presidenti ilir Meta ka përkujtuar ditën e lindjes së presidentit të SHBA-ve Franklin Roosevelt duke dhënë një mesazh politik edhe për shqiptarët dhe politikën në vendin tonë. Kreu i shtetit, Meta përmes fjalëve të Roosevelt shkruan se demokracia dhe liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal duke u bërë më i fort se vete shteti dhe kjo quhet fashizëm.

“Një mesazh i mençur, i fuqishëm, aktual për çdo epokë dhe që na fton për reflektim, nga Presidenti i SHBA, Franklin D. Roosevelt, sot në përvjetorin e Tij të lindjes. Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat", shkruan Meta.

Presidenti është përfshirë shpesh në akuza me qeverinë dhe kryeministrin Rama duke thënë se një person ka kapur të gjitha pushtetet.

Komento

Komente

  • redi: 31/01/2021 08:20

    Rusveldi mbetet figura me demokratike e presidenteve amerikan .Por Meta kur thekson ate postulat te tij ,nuk kupton thelbin .Fashizmi vjen me force dhe ushtron dhune pushteti ,kurse nje njeri i votuar ne shumice si Rama, nuk mund te quhet fadhist.Ka Rama gabime?Po ka dhe shume por vullneti i popullit eshte i padiskutueshem.Fashizem eshte kur ushtron pushtet ne kundershtim me kushtetuten dhe i sherben interesave personale

    Përgjigju
  • Iris: 31/01/2021 03:17

    Z.Meta, dita qe gjykata te nxorri te pafajshem per bllokun me 7% dhe u bere me i fuqishem se shteti ligjor, aq i fuqishem,sa me vone ,populli toleroi vendosjen tuaj ,si president,eshte ilustrim i dites qe Roosevelt thote se rrezikohet liria.

    Përgjigju
  • Zambjaku: 31/01/2021 01:35

    I ka rone pikes kryefashisti ed Rama qe ka kapur PUSHTETIN ne cdo nivel

    Përgjigju
  • Hahaha: 30/01/2021 22:40

    Po kur e kap shtetin Iliri quhet nazizem. S'kemi c'bejme çdo dite cmendurite e Metes do degjojme...

    Përgjigju
  • Kokepalari iMonokes: 30/01/2021 22:38

    Dhe kush ka fytyre te flase per kapje te shtetit,kryemafjozi i degjeneruar! Turp e jazek i qofte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?