VIDEO/ Perla e Flamur Nokës: Revolucioni mund të zgjasë edhe 10 vite

13 Shkurt 2023, 16:00| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 16:11

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti ditën e shtunë një protestë në të cilën morën pjesë më pak se 10 mijë veta, ndonëse ai pati premtuar me krenari se në shesh do të derdheshin 100 mijë vetë për të sjellë revolucionin e për të rrëzuar Edi Ramën.

Revolucionin jo vetëm që nuk e solli, por protesta e tij mund të quhet një dështim pasi deputetët e Berishës kanë dalë më zë e figurë duke thënë se ky revolucion mund të zgjasë shumë kohë.

Vetë ata janë koshientë që për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama do t’iu duhet kohë, ashtu siç edhe vetë Flamur Noka e pranon duke thënë se revolucioni mund të vijë edhe pas 10 vitesh.

“Atëherë ti duhet ta dish shumë mirë se revolucioni mund të zgjasë 1 muaj, tre muaj, 6 muaj, 1 vit, 3 vjet 10 vjet”, tha Noka në një emision televiziv.

Ndërkohë që për shkak të pjesëmarrjes së ulët në protestë, deputetët e Berishës u krenuan duke publikuar foto nga protesta e mbajtur nga Lulzim Basha në vitin 2019.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ari: 14/02/2023 13:19

    sa te mbarojne punet e tyre keta maskarenj te rrisin e te shkollojn femijte jashte shtetit me parate e vjedhura te shqiptareve ,

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2023 03:22

    Do te marre shembullin e talebaneve qe priten 20 vjet te rivinin ne pushtet.Ky do t'a beje me goditje te perqendruar per 10 vjet.Durim o z.Noka se pushteti po te pret pas dere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?