Malësia e Shqipërisë do të mbetet gjithmonë një ndër perlat e vendit tonë dhe një ndër atraksionet më intriguese për tu vizituar.
Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa pamje të mrekullueshme nga Lëpusha, shoqëruar me një mesazh domethënës për lidhjen e njeriut me natyrën dhe përkujdesjen e shtuar që duhet të tregojmë për të.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Lëpusha e Malësisë së Madhe, shoqëruar me thirrjen e natyrës sonë për të qenë të përgjegjshëm dhe të drejtë me brezat që do të lëmë pas, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Rama në postim.
Komento
Komente
