Përleshen deputetët në parlamentin e Jordanisë, po diskutonin ndryshime kushtetuese për t'i rritur kompetencat mbretit (Video)

29 Dhjetor 2021, 11:14| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 11:17

  • Share

Në një arenë boksi është shndërruar një tjetër parlament në botë. Një përleshje me grushte shpërtheu në parlamentin jordanez të martën mes argumenteve të ashpra rreth ndryshimeve të diskutueshme në Kushtetutën e vendit.

Disa ligjvënës kundërshtuan atë që ata e shohin si një rritje të mëtejshme të fuqive autokratike të monarkut sipas ndryshimeve të propozuara në Kushtetutën e vendit.

Jordania është një monarki kushtetuese, por sundimtari i saj i trashëguar është i pajisur me kompetenca gjithëpërfshirëse deri në atë pikë sa kritikët thonë se institucionet e saj demokratike nuk ofrojnë kontrolle domethënëse mbi autoritetin e tij, duke përfshirë kompetencën e tij për të zgjedhur kryeministrin dhe për të shkarkuar parlamentin sipas dëshirës.

Kritikët thonë se në vitet e fundit Mbreti Abdullah, i cili ka sunduar Jordaninë që nga viti 1999 dhe është një aleat i ngushtë i Perëndimit, është bërë gjithnjë e më intolerant ndaj mospajtimit ndërsa lufton për të rritur ekonominë e vendit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?