Një përleshje mes të miturish në kryeqytet, ka përfunduar me masakrimin e një 15-vjecari, i cili është qëlluar me thikë në qafë dhe pas kësaj, fëmija tjetër që e ka dëmtuar rëndë për jetën, është arrestuar.
Grupi i fëmijëve që u përfshinë në konflikt fizik me tavlla duhani dhe thika, përfunduan në polici dhe kur u pyetën për ngjarjen e rëndë, treguan se gjithçka kishte nisur pas një takimi për t’u sqaruar mes palëve, duke qenë se njëri ndër ta, i kishte bërë presion psikologjik shokut të tij.
Fëmija i dëmtuar rëndë dhe i goditur në qafë ka inicialet A.B.
Ai është operuar në spitalin e traumës dhe sipas burimeve të Gazetasi.al pranë këtij spitali, gjendja e tij shëndetësore pas ndërhyrjes vijon të jetë kritike.
Sa shumë dhunë për një qejf mbetje
Policia saktëson për Gazetasi.al, se grindja u raportua në sallën operative, ku njëri nga punonjësit e një qendre tregtare, kërkoi ndihmën e policisë për një fëmijë, i cili ishte rrëzuar i përgjakur në tokë.
I plagosuri rëndë, është përcjellë urgjent në spital dhe pikërisht kjo shpejtësi i ka dhënë shpresë për jetën, duke mos humbur shumë gjak. Agjenti i policisë shkruan se çfarë gjeti në vendngjarje.
“Në verandën e lokalit vihen re tavolina dhe karrige në formë të ç’rregullt dhe njolla gjaku. Në një karrige u gjet një telefon dhe një xhup në ngjyrë blu. Më pas këqyrja vazhdoi në një ambient të jashtëm, ku u gjet brenda një pakete një thikë me hapje mbyllje me ngjyrë të zezë, e ndotur me njolla të kuqe, si ato të gjakut, e cila u mor për verifikime të mëtejshme”.
Duke kërkuar të miturit e përfshirë në përleshje, policia gjeti dy të miturit e parë me inicialet K.P., dhe M.T., dhe më pas edhe të miturin e tretë, J.B. Ata janë pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve për shkak të moshës së mitur.
Fëmija i parë tregon
Ai quhet K.P., nuk ka mbushur ende 15 vjeç dhe rrëfen se si bashkë me shokun e tij, M.T., u nisën për të pirë kafe në një lokal që gjendet në qendrën tregtare.
“Pasi vajtëm në lokal, porositëm kafe. Arsyeja pse shkova në lokal, ishte se lashë takim për t’u sqaruar me A.B.,(i plagosur rëndë me thikë më pas).
Dy fëmijët tregojnë se kanë pritur gjatë derisa aty kanë mbërritur A.B., dhe J.B., dhe ata nën moshë.
“Ata erdhën dhe u ulën me ne në kafe. Në një moment, A. më kapi nga fytyra dhe unë i ula dorën. Në këtë kohë, ai më shau nga robt e shtëpisë. Në këtë kohë unë e godita me grusht. Kur unë e godita me grusht, në këtë kohë ndërhyn J.B., duke qëlluar shokun tim me grushte, i cili mori një tavull dhe goditi shokun tim. Tavlla e kapi në vetull dhe në këtë çast, M. nxori një thikë dhe e goditi A.B., në qafë. J. i cili ishte me A.B., u tremb dhe iku me vrap, kurse A u rrëzua përtokë”.
Fëmija tregon se së bashku me shokun, u larguan me vrap dhe e fshehën thikën në hyrje të një pallati tek ish-Parku i Autobusëve.
Agjentët e pyesin, se përse kishin lënë takim me fëmijën e dëmtuar rëndë?
“Arsyeja është se para disa ditësh, shoku i tij, pra shoku i A.B., kishte bërë sherr dhe ishte zënë me ca çuna që janë të vegjël në moshë. A. më mori mua më telefon dhe më kërkoi takim”, – thotë fëmija./SI
Po i rritin keq femijet prinderit ketu te ne.15 vjec femija i fukarase i ve shpatullat shtepise.Shoqeri e semure,shkollat e dobeta,televizori i degjeneruar dhe pasojat e renda.
PërgjigjuKe te drejte,ligjerisht keta quhen femije,psikologjikisht dhe fizikisht jane adoleshente,menderisht jane burra te plakur para kohe.Moshataret e tyre ne bote,pine Coca-Cola, shkojne ne shkolle e luajne video-game e fillojne e japin puthjet e para vajzave,por bejne dhe ndonje zenke aty-ketu,se eshte mosha e rebelimit; kurse keta, kafe si pleqte dhe ndoshta,po shfaqin shenjat e para te krimineleve te ardhshem.I plagosuri dhe dhunuesit jane vertet me fat qe nuk prene me thike arterien e qafes,femija kishte per te vdekur brenda disa minutash ose sekondash.
PërgjigjuCfar femij thoni o njerez....dolen per te pire kafe
Përgjigju