Elbasan-Policia ka nisur hetimin për një 36- vjeçar, pasi gjatë një mitingu të PD në Elbasan më 7 maj ka goditur me grusht djalin e kandidatit për deputet Luçiano Boçi njëherazi edhe nënkryetar i PD.
Policia bënë me dije se ka nisur hetimi për 36- vjeçarin Ervin Totolaku, banues në Elbasan, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje” dhe "Prishja e qetësisë publike".
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Totolaku, 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje” dhe "Prishja e qetësisë publike", pasi më datë 07.05.2025, në lagjen "Emin Matraxhiu", dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Parid Boçi, për motive të dobëta', njoftoi sot policia.
Përleshja ndodhi gjatë takimit elektoral të Sali Berishës më 7 maj përpara stadiumit 'Elbasan Arena', në Elbasan ku ndërsa mbahej mitingu, ndodhi një përplasje e dhunshme mes rinjve, teksa fliste këshilltari amerikan i Chris LaCivita, Philip Griffin. Ndërkohë, dega e Partisë Demokratike në Elbasan përmes një postimi në Facebook pretendoi se sherri ishte për motive banale.
Komente
