Përleshja në parlamentin e Kosovës/ Prokuroria merr në pyetje zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati! Reagon avokati Lushtaku-t: U vetëmbrojt

14 Korrik 2023, 13:44| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:48

  • Share

Prokuroria Prishtinës ka marrë në pyetje dy anëtarë të kabinetit qeveritar pas përleshjes fizike të ndodhur të enjten e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë e deputetëve të pushtetit.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi” brenda prokurorisë, deri më tani janë dëgjuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati. Sipas këtij burimi pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje në pushtet akuzoi Partinë Demokratike në opozitë për përleshjet ndërsa zyrtarë të kësaj të fundit akuzuan sot qeverinë për nxitës të dhunës.

“Do t’i përgjigjen institucioneve të gjithë ata që janë ftuar por prapë po e them, nuk kemi qenë ne nxitës, nuk kemi provoku ne dhunë, veprimet e opozitës, veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë më demokratike se shumë për të provuar me ja hap sytë kësaj qeverie e cila e ka fut vendin në njërin prej skandaleve më të mëdha që e kemi parë ndonjëherë me përfaqësues të Listës Serbe, me Milan Radojiçiçin“, tha deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra.

Nga ana tjetër partitë opozitare po e akuzojnë qeverinë për bashkërendim të politikave së bashku me Listën Serbe, pasi për disa ditë me radhë portali Nacionale publikoi disa biseda të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojçiç, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion”.

Pas dhunës së djeshme të shpërfaqur në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur reagimi i parë i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka numëruar një seri kritikash në drejtim të Qeverisë së Kosovës. 

“Thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti”, e ka quajtur Haradinaj prishjen e marrëdhënieve të vendit me ShBA-në, NATO-në por edhe me kategoritë e lirisë, përkatësisht veteranët e UÇK-së të cilët u lanë jashtë Ligjit për Pagën Minimale, të cilën edhe e vlerësoi të koordinuar fshehtë me Listën Serbe pas edhe përgjimeve të publikuara nga Nacionalja ku Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila koordinohet me Sllavko Simiqin e LS-së.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ditën e sotme është intervistuar nga prokuroria për rrahjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Avokati mbrojtës i tij, Faton Fetahu, deklaroi se Lushtaku është marrë në pyetje në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. Fetahu deklaroi se shihet qartazi se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë për vetëmbrojtje.

Përleshja në parlament: U goditën Bislimi dhe Kurti 
Parlamenti i Kosovës u përfshi më 13 korrik nga përleshjet fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të pushtetit. Përleshjet shpërthyen ndërsa kryeministri Albin Kurti po fliste për situatën në veri të Kosovës dhe pajtimin që është arritur me Bashkimin Evropian për hapat e parë drejt uljes së tensioneve. Fjalimi i tij u pengua nga deputetët e opozitës duke brohoritur dhe duke e cilësuar si “gënjeshtar”. U desh ndërhyrja e sigurimit të kryeministrit për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa kryetari i Parlamentit kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë. Përplasjet fizike vazhduan edhe në orët e pasdites pasi deputetë të opozitës bllokuan foltoren e parlamentit dhe penguan për disa orë mbajtjen e seancës së parlamentit.

Ora 17:31
Lushtaku intervistohet për rrahjen në Kuvend, flet avokati: Veprimet i bëri për vetëmbrojtje

1689269964_kosove.JPG

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ditën e sotme është intervistuar nga prokuroria për rrahjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Avokati mbrojtës i tij, Faton Fetahu, deklaroi se Lushtaku është marrë në pyetje në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës.

Fetahu deklaroi se shihet qartazi se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë për vetëmbrojtje.

“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhyn në sallën e Kuvendit. Në refleksion të tensionit që transmetonte është vlerësuar e nevojshme një veprim që ka imunitet zotëri Lushtaku, një spërkatje me ujë. Ky nuk është një veprim që cenon integritetin fizik të anëtarë të Qeverisë, por fatkeqësisht nga ana tjetër nuk ishte përgjigja e njëjtë dhe jo reciproke. Pasi ai u sulmua i pari dhe ne të gjitha këto elemente i kemi prezantuar para prokurores”, deklaroi Fetahu.

Prokuroria Prishtinës ka marrë në pyetje dy anëtarë të kabinetit qeveritar pas përleshjes fizike të ndodhur të enjten e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë e deputetëve të pushtetit. Sipas burimeve brenda prokurorisë, deri më tani janë dëgjuar emrat e zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Rrahja masive që ndodhi ditën e djeshme mes ministrave e deputetëve të pushtetit me deputetët e PDK-së nisi teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në seancën e Kuvendit për marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri, ku gjatë fjalimit të tij opozita filloi ta thërriste “rrenc”.

Ora 16:33
Përleshja në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj: Alarmante! Përgjimet e Kusarit, thikë pas shpine

1686757976_ramushharadinaj.JPG

Pas dhunës së djeshme të shpërfaqur në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur reagimi i parë i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka numëruar një seri kritikash në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

“Thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti”, e ka quajtur Haradinaj prishjen e marrëdhënieve të vendit me ShBA-në, NATO-në por edhe me kategoritë e lirisë, përkatësisht veteranët e UÇK-së të cilët u lanë jashtë Ligjit për Pagën Minimale, të cilën edhe e vlerësoi të koordinuar fshehtë me Listën Serbe pas edhe përgjimeve të publikuara nga Nacionalja ku Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila koordinohet me Sllavko Simiqin e LS-së.

“Zbardhja e koordinimit të fshehtë të përfaqësuesve të Albin Kurtit me armiqtë e shtetit të Kosovës, për të përmbysur kategorinë më të shenjtë - luftëtarët e lirisë, është thikë pas shpine”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

“Thikë pas shpine”, i ka quajtur të gjitha veprimet e qeverisë kosovare kohëve të fundit, duke nisur prej kursit të ndjekur në veriun e vendit, veprime këto që për reperkusidon patën edhe ndëshkimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësa dhe Bashkimit Evropian.

“Ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe dhuna e shpërfaqur aty, janë alarm se situata mund të përshkallëzohet, jo vetëm në Kuvendin e Kosovës por edhe jashtë tij”, ka shkruar Haradinaj.

“Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë”, ka vazhduar ai.

“Do të jemi të pakompromis dhe më të vendosur se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe BE e në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”.

Ora 13:04
BE dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës: Zhgënjyese, është vendi ku duhet të flitet për politikat në mënyrë demokratike

Zhgënjyese ishte përkufizimi për këto pamje nga Bashkimi Evropian teksa politikanë dhe ministra të kabinetit qeveritar përleshen me grushte dhe sende rrethanore në sallën e Kuvendit të Kosovës. Duke dënuar dhunën, Shefi i Zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyog shkruan në Twitter:

“Skena zhgënjyese dhune janë parë sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, shkruhet në postimin e tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, po ashtu dënuan dhunën.

‘Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t'i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik’, shkroi Osmani.

"Si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë, unë vazhdoj mendoj se ç’ka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë”, shkroi Rama.

Video e përleshjes fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës u pasqyrua në agjencitë ndërkombëtare të mediave si BBC, CNN, NEW YORK TIME, The Guardian etj. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për kaosin dhe sherrin masiv. Për tu marrë në pyetje janë thirrur të gjithë protagonistët e videos me grushte mes tyre edhe zv.kryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Hekuran Murati. Një ditë pas përleshjesh Kryeministri Albin Kurti u shfaq në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ku u betuan 419 efektivë të rinj e krah tij ishte edhe presidentja Osmani.

Kurti tha se efektivët e policisë janë bërë pre e ‘sulmeve të njëpasnjëshme’ në veri të vendit, vend që ai tha se më herët ka qenë “zonë e rehatisë për brandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi”. “Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur dhe një ndodhet aktualisht në trajtim mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e kriminelit famëkeq Llune”.

Ora 11:04
Përleshja në Kuvendin e Kosovës, nënkryetari i LDK-së: Një ministër i Albinit ka thënë se veç nëse vriten nja 20 shqiptarë, më kthehet humori

KOSOVË- Një ditë pas të pazakontës në Kuvendin e Kosovës ka nisur një tjetër debat po aq shterpë sa zënka fizike. Pyetjes se cila prej partive nisi sherrin në seancën plenare të së enjtes në mesditë, krijoi sërish ndasi politike, duke harruar se në fakt ajo që ndodhi brenda Parlamentit në Prishtinë ishte e panevojshme dhe e ulët. E kësaj skene të turpshme, nënkryetari i LDK-së në fakt i jep një zanafillë krejt tjetër. Sipas tij dhuna në Kuvend erdhi nga veriu por edhe nga “dëshira” e një ministri të qeverisë Kurti i cili sipas tij dëshiron të vriten 20 shqiptarë që t’i kthehet humori.

Lutfi Haziri nuk përmend emra për këtë pretendim.

“Deri këtu e sollën Republikën: përmes dhunës nga Veriu e në Kuvend

Kështu i kemi punët e raportet me partnerët, si sot në Qeveri e Kuvend. Ka edhe më keq. Shpresoj të mos ndodhë...

Një ministër paska pas thënë se veç nëse nja 20 shqiptarë vriten, më kthehet disponimi(humori)!

Në një vend e në një kohë, për këtë, jo që kishte ikur Qeveria, por...” – shkroi Haziri.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 14/07/2023 18:42

    Si jo, ti e ke Radojcicin min shtepie ore matuf genjeshtar.

    Përgjigju
  • ahqiptari ahqiperise...: 14/07/2023 15:28

    bjeri ne grusht,,vetem grushti zgjidhet puna..nuk merr vesh me llafe ai...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 14/07/2023 14:30

    Planet operative te Moske@Beogradit jane ne koordinim dhe objektiv te perbashket per te rrezuar ALBIN KURTIN@VJOSA OSMANIN DHE SJELLE NE PUSHTET SHERBETORET E TYRE. KY ESHTE MESAZHI I GRUSHTIMIT TE DJESHËM I "OPOZITES"NE KUVENDIN E KOSOVES QE DETYROJ EDHE MIKUN E MADH TE VUÇIÇIT NE TIRANE TE ARTIKULONTE "TURPIN E OPOZITES KOSOVARE". ASHTU SI ME 2 KORRIK 1990,APO 1997-1998 PLANI OPERATIV I MOSKË-BEOGRADIT ISHTE KUNDERGODITJE E EFEKTESHME PER NGJARJET DHE PERLESHJET E DHUNSHME TE USHTRISE SE SLLOBOS ME SHQIPTARET KRYENGRITES TE KOSOVES. ARGATET AKTUALË TE BEOGRADIT@MOSKES NE TIRANE E PRISHTINE JANE NE EFIÇENCE TE PLOTE DHE NGJARJET NE KUVENDIN E PRISHTINES E TE TIRANES JANE DY PIKA UJI TE NGJASHME QE KANE NGJASHMERINE E SHTYTJEN E KANE NGA QENDRA E ALARMUAR OPERATIVE BEOGRAD@MOSKES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?