Bota

Përleshje masive mes pasagjerëve në anijen turistike Carnival, sherri mes të rinjve për ushqimin (VIDEO)

21 Gusht, 16:55| Përditesimi: 21 Gusht, 18:03

  • Share

Në anijen turistike Carnival pasagjerët u përleshën me njëri-tjetrin, pasi ishin duke pritur në radhë për ushqim.

Videoja e përleshjes tregon një grup pasagjerësh të rinj që shkëmbejnë grushte dhe hedhin njëri-tjetrin në tokë, ndërsa pasagjerë të tjerë mblidhen përreth për të parë kaosin.

Në video shihet se pasagjerët shkëmbyen grushte dhe këpucë, ndërsa telefonat celularë u hodhën në dysheme.

Përleshja mes tyre u regjistrua nga të pranishmit që ndodheshin aty, ndërsa rojet u përpoqën të ndërhynin. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?